Akad. Vasil S. Tole: Mbi dosjen e polifonisë me iso, në UNESCO
Reagim ndaj pretendimeve të një emisioni televiziv i ngritur mbi të pavërteta absolute
Nga Akad. Vasil S. Tole
“Mbi dosjen e polifonisë me iso, në UNESCO”!
Marrë shkas nga një emision televiziv i ngritur mbi të pavërteta absolute, në respekt të opinionit publik sqaroj se:
1. Aplikimi për në UNESCO muzikës popullore të Shqipërisë së Jugut u mundësua në vitin 2003, pas aprovimit nga “UNESCO” të konventës “Për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale” ku u jepej mundësia shteteve anëtare të regjistronin dukuri jo materiale.
2. Dosja u përgatit nga një grup pune i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Folklorit, Universitetit të Arteve dhe ekspertë të pavaruar. Para dërgimit zyrtarisht të dosjes në emër të qeverisë shqiptare, në qytetin e Vlorës u organizua një seminar për prezantimin e dosjes dhe rëndësinë e kandidimit të saj në UNESCO.
3. Synimi i dosjes ishte që në UNESCO të regjistrohej trashegimia me shume zera e Shqiperise qe perfshin Toskerine dhe Laberine, ne qindra fshatra e dhjetra qytete, muzike pa vegla dhe muzike me vegla e ne valle, qytetare me saze dhe fshatare “a capella” qe perfshin me dhjetra gjini muzikore nga me te larmishmet. Me sa kuptoj, tendeca e kundershtuesve eshte qe te rrudhin e zvogelojne shtrirjen gjeografike qe perfshin kjo tradite e jashtezakonshme vetem ne nje zone te caktuar, kurse qellimi i aplikimit te shtetit shqiptar ne UNESCO ne 2005 ishte qe e gjithe zona natyrale e kendimit me shume zera ne Shqiperine e Jugut te ishte e perfshire, gjë qe u njoh nga UNESCO me vendimin e saj të 25 nëntorit 2005 me emrin: “Polifonia me iso e Shqiperise”.
4. Në asnjë rresht të dosjes nuk ka shprehje “që polifonia jonë rrjedh nga muzika bizantine”. Dosja dhe formulari i aplikimit kanë në fokus kryesor dokumentimin, shtrirjen, llojet, stilet, vlerat e dukurisë dhe rëndësinë e saj për komunitetin. Pra dokumentimin e gjendjes faktike. Për këtë mjafton të shihni sitin zyrtar të UNESCOS: Albanian folk iso-polyphony – intangible heritage – Culture Sector – UNESCO
5. Nga ana tjetër, etnomuzikologjia jonë dhe studimet e profesorëve të nderuar Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta, Spiro Shetuni etj, dhe pas tyre edhe unë, ndajmë të njëjtin mendim se kënga popullore e Shqipërisë së Jugut është shumë më e vjetër se kultura e re muzikore bizantine, e për më tepër, nuk mundet as teorikisht e as praktikisht që origjina e një tradite me shumë zëra sic është polifonia jone me iso, të burojë nga një traditë një zërëshe me shoqërim siç është këndimi muzikor bizantin, për të cilin kanë dhënë kontribut edhe emra të mëdhenj si Jan Kukuzeli nga Durrësi etj. Nga ana tjeter, në dosje jane shenuar te gjitha emertimet e dukurise me shumë zëra qe populli dhe studimet kane evidentuar gjate procesit te kendimit dhe studimit te saj, duke mos pasur asnje kufizim ne perdorimin e tyre ne realitetin faktik.
Së fundi, ajo qe ka rendesi, muzika shumëzërëshe e Shqipërisë, prej 18 vitesh të jetë aty ku e ka vendin e saj të nderit, krahas kulturave më të rëndësishme të popujve të tjerë, në UNESCO.