“Europa ime”, arti afron Europën më pranë të rinjve

Ekspozita “Europa ime” organizohet nga organizata EU Policy Hub në Shqipëri dhe Instituti SINK në Kosovë


“Europa ime” titullohet ekspozita e çelur në “Europa House”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e rreth 20 artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë Erblina Dalipi, Albi Yzo, Desara Ndoci, Elona Sylyku, Ened Kuka, Era Bajo, Erisa Breznica, Albina Fetahu, Kristi Simo, Dhurata Begolli, Gresa Gashi, Gention Qeli, Qëndresa Krasniqi, Rudina Rashiti, Bajram Llapashtica, Learta Ibraj, Klimt Dinollari, Erleta Loshaj, Klejda Gjata, Megi Ajdini.

Këta artistë janë bërë pjesë e ekspozitës me punimet e tyre në mediumet e pikturës, fotografisë, dizajnit grafik, posterit, pikturës digjitale dhe skulpturës.

Kjo ekspozitë përmbylli një projekt njëvjeçar që nxit diskutimin mbi Europën përmes Artit. Projekti “Arti afron Europën më pranë të rinjve” synon angazhimin e artistëve të artit vizual në Shqipëri dhe në Kosovë, nxit krijimtarinë artistike të të rinjve me Muzë Europën, kontribuon në ligjërimin publik mbi integrimin dhe identitetin europian të shqiptarëve.

Ekspozita “Europa ime” organizohet nga organizata EU Policy Hub në Shqipëri dhe Instituti SINK në Kosovë me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe bashkisë Tiranë në kuadër të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

Ekspozita është platformë e shpërfaqjes publike mbi Europën, mbi ngjyrimet e identitetit europian dhe perëndimor të shqiptarëve, duke ndikuar në një kuptim më realist se cili është botëkuptimi i artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova për kontinentin dhe Institucionin Europë.

Artistët e rinj brenda territorit shqiptar apo ballkanik janë në “perpetum mobile” – në lëvizje të vazhdueshme për të kuptuar Europën dhe për t‘u kuptuar prej saj. Me këtë qasje vjen kjo ekspozitë, e cila ndikon në kuptueshmërinë dhe shpërfaqjen e identitetit europian përmes qëndrimit artistik të të rinjve.

Në ekspozitë mbajtën fjalë Blerta Tuci, Drejtuese e Projektit, Andi Seferi -Nënkryetar i bashkisë Tiranë, Ergys Gezka- Menaxher Programi pranë Tirana European Youth Capital dhe Elton Koritari -Kurator i Ekspozitës.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…