Yuri Kim: Mbi 22 mijë shqiptarë kanë marrë viza 10-vjeçare!
Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare
Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë.
Ambasada e SHBA-së bëri të ditur se “më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë, dy herë më shumë se çdo vit tjetër”.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i dorëzoi dje vizën një prej këtyre aplikantëve.
?? Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Friday, March 31, 2023
Kim i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi.
Një vit më parë u shënua dita e parë e zgjatjes 10-vjeçare të vizave për shqiptarët, të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara.
Vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi u zgjat nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit janë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032.