KQZ kërkon ndalimin e përdorimit të fondeve publike në fushatë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, nxori një udhëzim për institucionet ku specifikon aktivitetet e ndaluara bazuar në Kodin Zgjedhor.


Nga Blerina Gjoka, Reporter.al

Në një dalje për mediat, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi tha se udhëzimi ka si synim qartësimin e institucioneve publike se çfarë është një veprimatri publike institucionale dhe çfarë është veprimtari politike elektorale.

“Kjo paqartësi ekziston, edhe pse në shumicën e rasteve ata e kuptojnë shumë mirë, por përpiqen të gjejnë mënyrat që të kënaqin interesin e tyre politik”- tha Celibashi duke iu referuar monitorimit të aktiviteteve të raportuara që nga 14 janari, kur ka nisur ndalimi ligjor.

Udhëzimi sqaron kryetarët e bashkive në detyrë që rikandidojnë për zgjedhjet vendore dhe funksionarët e institucioneve të tjera publike se ata mund të zhvillojnë vetëm aktivitete që kanë lidhje direkt me përmbushjen e detyrës së titullarit apo funksionarit publik, dhe u ndalohet që tu japin këtyre aktiviteteve ngjyrime politike, elektorale.

Duke marrë shkas nga hetimet e fundit administrative të KQZ-së, ku disa kryebashkiakë u gjobitën për politizitimin e aktiviteve të tyre me pjesëmarrjen e deputetëve dhe funksionarëve partiakë, Celibashi u rikërkoi që të ndalojnë këtë praktikë.

“Nëse një kryetar bashkie bën një inspektim nuk duhet të marrë deputetë e as funksionarë të tjerë politikë të partisë, duhet të kenë enturazh vetëm nëpunësit e administratës”- tha ai, duke shtuar se ndalohen gjithashtu deklarimet politike, shfaqja e simboleve e sloganeve partiake, etj..

Udhëzimi po ashtu u ndalon funksionarëve publike që të përdorin rrjetet sociale të institucioneve për raportimin e veprimtarive politike, por mbetet i paqartë se si do të monitorojë këtë KQZ, kur shumica e funksionarëve publikë përdorin burimet publike për kontentin dhe menazhimin e profileve të tyre personale.

Ndërkohë, Celibashi nuk i dha dot një përgjigje të qartë pyetjes nëse kryeministri Edi Rama kishte shkelur Kodin Zgjedhor duke premtuar shpërblime për pensionistët dhe rritje pagash në prag të zgjedhjeve.

“Ndalimi ekziston për akte të qeverisë për rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë. Por kjo nuk do të thotë se në vlerësim të disa rrethanave apo akte të caktuara të qeverisë mos të marrin gjykimin e vlerësimit mbi përputhshmëri të Kodit zgjedhor”- tha ai.

Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore është një nga problematikat më të mëdha të proceseve zgjedhore në Shqipëri.Pavarësisht ndalimeve me ligj, partia në pushtet është kritikuar në raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve se ka përdorur asetet publike në funksion të fushatës partiake.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…