“Autizmi flet, ne duhet ta dëgjojmë”

Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit dua të përcjell një mesazh


Nga Lorenc Bajrami, psikolog

“Autizmi flet, ne duhet ta dëgjojmë”.

Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit dua të përcjell një mesazh të shkurtër për miqtë e mi.

Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirë ndërveprimin social, komunikimin verbal dhe joverbal, imagjinatën, sjelljet dhe interesat. Simptomat e këtij çrregullimi shfaqen shpejt në jetë, ndonjëherë në foshnjëri, por përgjithësisht përpara moshës tre vjeç.

Shenjat e autizmit:

– Probleme me shikimin
· Vështirësi në të folur
· Probleme me dëgjimin dhe komunikimin
· Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura
· Fëmija izolohet në vetvete
· Formulon me vështirësi mendimet
· Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë

Lloje e cregullimit e autizmit:

Çrregullimi Asperger (autizem e lehtë nuk manifestojnë ëmtim cilësor në komunik dhe zhvillimin mendor)

Çrregullimi Rett (ose Sindroma Rett) (Prezent tek femrat Humbja e qëllimshme e aftësive të fituara më parë të duarve ndërmjet moshës 5 dhe 48 muaj, me disa zhvillime zëvendësuese të lëvizjeve stereotipike të duarve ( për shembull lëkundje e dorës).

Çrregullimi disintegretativ (Fillon pas 2 viteve të para të jetës )

Shkaqet

Sutdimet e deri tanishme theksojne se ka shumë faktorë që ndikojnë në shkaktimin e autizmit të cilat mund të ndahen në dy kategori:

1.Faktorët të lindur ( genetik, neuro-anatomik)

2. Faktorë të fituar ( traumat e hershme familjare, mungesa e vëmëndjes prindërore vaksiant)

Keshilla per mesuesit dhe prinderit:

1. Të jenë këmbëngulës. Fëmijët me autizëm e kanë të vështirë që informacionin e marrë në një mjedis ta
riprodhojë në një mjedis tjetër.

2. Të jenë mbështetës. Krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm, është mënyra më e mirë për të përforcuar
të mësuarit.

3. Të dinë të shpërblejnë fëmijën për sjelljet e mira. Çdo fëmijë tenton të shfaqë më shpesh sjelljet që prindërit ia përforcojnë duke i shpërblyer, lavdëruar, vlerësuar.

4. Të krijojnë një hapësirë të sigurt në shtëpi. Ndërtoni një hapësirë ? ? private në shtëpinë tuaj, ku
fëmija juaj mund të pushojë, dhe të ndjehet i sigurtë. Kjo do të përfshijë organizimin dhe vendosjen e kufijve.

5. Të gjejnë kohë për argëtim. Gjeni gjithnjë kohë për të qendruar me fëmijët dhe për t’i argëtuar ata.
Këndoni e luani bashkë me ta, kur flisni me ta përdorni fjalë të thjeshta,

Shfaqni interes për atë çka ata bëjnë ose dëshirojne të bëjnë.

Mos i nënvleftësoni kurrë ata, por përpiquni të respektoni personalitetin e tyre.

Flitini vazhdimisht e për çdo gjë, madje edhe atëherë kur duket se nuk ju dëgjojnë apo kuptojnë

Jepini kohë fëmijëve tuaj t’ju tregojnë përmes mënyrave të ndryshme atë ç’ka kanë bërë.

Kthehuni gjithmonë nga fëmija juaj dhe shikojini në sy sa herë ju flet apo flisni.

Anëtarësimi në SEPA, BB: Thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike

Banka Botërore e cilëson një lajm të gëzuar futjen e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA).

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Anëtarësimi në SEPA, BB: Thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike

Banka Botërore e cilëson një lajm të gëzuar futjen e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA).