Kumbaro: Forumi Ndërkombëtar i Turizmit, i pari i këtij lloji në Ballkan
Ministrja e Turizmi pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili.
Pololikashvili ndodhet në Tiranë si pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë “FESTA”, i pari i këtij lloji në bashkëpunim me UNWTO jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.
“Falënderuam edhe dy vajzat shqiptare Ariola dhe Emina që na përfaqësuan denjësisht në Samitin Rinor të Turizmit, me të cilat stafetën e kemi të sigurtë në punën që po bëjmë për t’i dhënë të tjera përmasa turizmit”, tha Kumbaro.
? Me mikun e mirë Zurab Pololikashvili, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit në vizitën e tij…
Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Monday, April 3, 2023
Në Tiranë nisi sot forumi ndërkombëtar i turizmit “FESTA”, i cili do të mbledhë për 3 ditë më shumë se 300 pjesëmarrës nga 38 vende të botës.
Gjatë tre ditëve të forumit, 70 folës të ndarë në 7 panele tematike do të diskutojnë tema të rëndësishme lidhur me turizmin e qëndrueshëm dhe trendet e së ardhmes së tij, si roli i qeverive, strategjitë e zhvillimit, brandimi, profesionet dhe profilet e reja të këtij sektori.