Bregu: Shqipëria do të drejtojë samitin e Procesit të Berlinit
Sekretarja e Përgjithshme e KBR: 85 % e qytetarëve të rajonit besojnë se procesi i bashkëpunimit rajonal
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu, deklaroi sot se 85 % e qytetarëve të rajonit besojnë se procesi i bashkëpunimit rajonal rrit përfitimet nga pikëpamja ekonomike.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Bregu vlerësoi faktin se Shqipëria do të drejtojë samitin e Procesit të Berlinit.
“Duke llogaritur se pas samitit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në tetor në Tiranë, ky është samiti i dytë që zhvillohet në Tiranë në një hark kohor të shkurtër, por edhe për nga rëndësia është për t’u përshëndetur”, tha Bregu.
Bregu u shpreh se falë funksionimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian sot kemi një armë më të fuqishme sesa dje për të bërë një kontroll normal të procesit të integrimit europian.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Bregu theksoi se “axhenda e bashkëpunimit rajonal nisi kryesisht prej paktit të Stabilitetit në Europën Juglindore”.
“Për të gjitha vendet tona ka një sfidë të përbashkët se si të ndihmosh dhe t’i japësh një shtysë atyre axhendave që ne zakonisht në Ballkan vendosim t’i bëjmë pre e konfliktit politik apo vonesave të padiskutueshme”, tha ajo.