“Life in Limbo”, ekspozita e artistit vizual shqiptar Ilir Tsouko hapet në Athinë

Të pranishëm ishin Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga dhe Oficerja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj


Në Galerinë Space52 në Athinë, u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës të artistit vizual shqiptar Ilir Tsouko të titulluar “Life in Limbo”, me kuratore Adela Demetja, e cila paraqiste një përzgjedhje fotografish dokumentare nga jeta e përditshme e refugjatëve afganë, gjatë periudhës së strehimit të tyre në një rezort në Shqipëri në vitin 2021-2022, bashkë me disa video të pamontuara, të cilat Tsouko ka filmuar gjatë vizitës së tij në Afganistan vitin 2021.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, Oficerja Koordineuse për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Fondacionet Gjermane ‘’Heinrich Boll Stiftung’’ dhe ‘’Friedrich Ebert Stiftung’’, artistë dhe të rinj të dhënë pas fotografisë dhe mediave sociale, si dhe personalitete nga bota e gazetarisë, dhe të shoqërisë civile në Greqi.

Në flalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja znj. Hajdaraga pasi përgëzoi artistin për prezantimin e punës dinjitoze, shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e pakursyer të Ambasadës për prezantimin më të gjerë të punës së tij në aktivitete të ardhshme, në kuadër të promovimit të vlerave artistiko-kulturore shqiptare nëpërmjet artit.

Në të njëjtin ambient, u zhvillua gjithashtu paneli i diskutimit ‘‘Si tregojmë histori? Rreth fuqisë së gjuhës dhe imazheve’’, me folës Ilir Tsouko (ZEIT Magazin – The Washington Post), Silke Weber (DIE ZEIT – SZ Magazin), Homa Ahmadi, politikane afgane në mërgim, Hasina Haidari, ish-gjyqtare afgane, dhe Parwin Hamkar, ish-prokuror në Kabul.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në datën 29 prill 2023.

? Në Galerinë Space52 në Athinë, u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës të artistit vizual shqiptar Ilir Tsouko të…

Posted by Albanian Embassy in Greece – Ambasada Shqiptare në Greqi on Monday, April 3, 2023

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.