Balla: “Ballkani i Hapur” zbaton parimet e BE-së

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian zhvilloi takimin e radhës ku u diskutua mbi arritjet dhe sfidat e Procesit të Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal.


Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian zhvilloi sot takimin e radhës ku u diskutua mbi arritjet dhe sfidat e Procesit të Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të këshillit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla “vlerësoi se kemi pasur përpjekje për t’i dhënë një dimension parlamentar Procesit të Berlinit, që në nisje të kësaj iniciative që nga takimi i parë i zhvilluar në gusht 2014 në Berlin dhe në takimin e radhës në Vjenë”.

“Ka ardhur koha ta forcojmë dimensionin parlamentar edhe me kolegët e Bundestagut apo të vendeve të rajonit. Kemi diskutuar dhe mendoj se do të shkojmë në një qasje tjetër”, tha Balla.

Ai shtoi se Procesi i Berlinit është i i pandashëm nga “Ballkani i hapur”.

“‘Ballkani i hapur’ është instrumenti i vetëm i zbatimit të parimeve të Procesit të Berlinit, sepse ndërsa flasim për ato që u iniciuan në gusht 2014, ajo që po sjell ‘Ballkani i hapur’ është zbatimi në territor i parimeve mbi të cilat është ngritur vetë BE, si lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve, kapitaleve. Këtë bën ‘Ballkani i hapur’. Unë besoj se ndërsa Shqipëria ka marrë presidencën e Procesit të Berlinit dhe në 16 tetor do të zhvillojmë përsëri në Tiranë samitin vjetor të këtij procesi edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor i bashkëngjiten iniciativave së ‘Ballkanit të hapur’, pasi është instrument i domosdoshëm që implementon këto parime”, tha ai.

Në fjalën e saj, bashkëkryetarja e Këshillit, Jorida Tabaku u shpreh se “qytetarët shqiptarë nuk kanë arritur të kuptojnë detyrat e rëndësishme që Procesi i Berlinit ka realizuar gjatë këtyre viteve dhe si përkthehet kjo në jetën e përditshme të tyre”.

“Procesi i Berlinit është një komponent i rëndësishëm, të cilin menjëherë pas fillimit të tij Partia Demokratike e ka mbështetur. PD ka mbështetur Procesin e Berlinit dhe gjithë rolin që ky proces do të ketë, por njëkohësisht dhe rritjen e rëndësisë për rajonin tonë, jo si një zëvendësues i procesit të integrimit, por si një element shtesë që na ndihmon. Ngritja e këtij Këshilli Kombëtar të Integrimit, rritja e rolit të Kuvendit, ngritja e strukturave negociuese nga njëra anë, por nga ana tjetër dhe rritja e rolit të parlamentit në këtë proces dhe dhënia e një dimensioni parlamentar të Procesit të Berlinit, kanë qenë disa elementë që na kanë shoqëruar vite e fundit”, tha ajo.

Tabaku tha se politika dhe qytetarët shqiptarë duan rezultate sot, i presin menjëherë, por ky proces veçse na teston durimin na i vendos rezultatet edhe në mënyrë sfiduese të shpërndara në kohë.

Në përfundim, Balla dhe Tabaku, duke marrë shkasë nga gjyqi që po zhvillohet sot në Hagë, shprehën mbështetjen për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…