Ali Agjah Bej Elbasani, firmëtari i Pavarësisë që dha pasurinë e tij për arsimin shqiptar
Testamenti i Ali Agjahut u zbatua në vitet 1936-1937 dhe një shkollë e ndërtuar në Elbasan
Dokumentet që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon sot faktojnë se si Ali Agjah Bej Elbasani (firmëtari i pavarësisë) të gjithë pasurinë e tij e vuri në dispozicion të arsimit shqiptar.
Agjahu e përpiloi testamentin përpara një noteri në Romë në vitin 1918 por Shqipëria nuk kishte ligj për njohjen e dokumentit ndaj 4 vite me vonë Këshilli i Ministrave vendosi hartimin e një ligji të posatshëm për njohjen e testamentit me qëllim për ta çuar në fund dëshirën e testatorit që paratë do i dhuronte për përparimin e arsimit kombëtar.
Ali Agjahu dhuroi të gjithë pasurinë e tij të patundshme dhe monetare, shtëpinë e tij të banimit në Elbasan, dyqanet, hanet në qendër të Tiranës për zhvillimin e arsimit në Shqipëri.
Testamenti i Ali Agjahut u zbatua në vitet 1936-1937 dhe një shkollë e ndërtuar në Elbasan nga këto të ardhura mori emrin “Ali Agjahu” emër të cilin vazhdon ta mbajë edhe sot.
Më poshtë do gjeni dokumente të cilat kanë fakte historike si dhe ligjin e testamenteve.