Nikolla Zaka, shpirtmiri që bëhej copash për durrsakët!

Kam vendosur buzë detit një tavolinë dhe dy karrike. Unë jam ulur dhe po të pres…!


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Në të shumtën e rasteve, shkruhet për njerëz që kanë patur pozicione pikante, kuadro dhe intelektualë të njohur, artistë, shkrimtarë, gazetarë, drejtues etj. Por janë disa të veçuar pikantë, të quajtur me të drejtë kripa e qytetarisë. Një prej tyre ishte edhe Nikolla Zaka. Bëhej copash për durrsakët ky Kol Zaka.

Zemra e tij ishte aq e madhe, sa i gjithë Durrësi zinte vënd. Dhe përsëri zemra e Kolit, mbetej e pa zënë. Djali i Llambrini Bushamakut Zaka, e harxhoi fëmijërinë në vëndin përballë kinema “14 nëntorit”.
Familje të hershme durrsakësh me Papajt e njohur, ishin vendosur aty ku familja e Nikolla Zakës konsumonte jetën.

U rrit me fëmijë të mbarë të mbiemrave pikantë si Bleta, Jani, Havale, Xhavo, Bebeziqi, Rrufa, Dhimitri, Gjoni etj. dhe ndërtoi atë që quhet fillimet e jetës. Koha e ushqeu dhe kujton që fillimet e punës i pati në fabrikën e gomës, me nxitjen e inxhinjerit të njohur Raqi Treska. Ndërtoi familje të mbarë, u shtua me fëmijë dhe përshtatej në jetë si të gjithë të tjerët.

E kam njohur këtë Nikolla Zakën, fare i vogël. Ishim në një lagje. Prindërit njiheshin, pasi një grup durrsakësh ishin të detyruar të frekuentonin, shtëpinë e pushimit të punëtorëve në Qaf Shtamë të rrethit të Krujës. Kështu edhe nëna e Kolit, prindërit tanë dhe të shokëve tanë. Kjo na lidhi edhe më shumë, pasi ishin kohë që na ofronin shumë me njëri tjetrin.

Me kalimin e viteve, i humbëm lidhjet. Morëm drejtime të ndryshme, por në kujtesë ishin të vendosur palëkundur memoria e vegjëlisë tonë, mbushur me sentiment dhe mall. Në punët e mia, filloi të bënte komente edhe emri Nikolla Zaka, por nuk mund ta mendoja se ai ishte Koli im i fëmijërisë. Nuk e kisha vrarë mëndjen për emrin e plotë, pasi më mjaftonin ato katër gërma Koli, që të mos e harroja kurrë këtë djalë të këndshëm që në atë kohë.

Në qershor të vitit 2022, kur ky Nikollë Zaka publikon një foto të fëmijërisë ndala shikimin, picërrova sytë dhe në çast rrotullova kujtesën. Dhe bërtita krej i vetëm:”Po, po! Ky është Koli i lagjes ku u rritëm! Oh sa fat që e gjeta”.


Ishte 16 qershor 2022.

Dhe në çast i shkruajta:

-Po unë paskam lënë nam. Sot e mora vesh që Nikolla Zaka, është koli im i fëmijërisë, djali i Llambrinisë. E kishim si nënë të dytë. U bë shkak një foto që e ke nxjerrë, djemtë e rrugës “Prokop Meksi” dhe fiksova pamjen tënde. E dija se e ke emrin Sokol, pasi të thërritnim Koli, por fare se ti je Nikolla. Vërtet paskam lënë nam. Kam mbi 1 orë që shikoj të gjitha foto tuaja, ku më e veçanta ishte ajo që kishe dalë me Llambrininë. Më vjen mirë që të gjitha ata njerëz që kishe dalë, janë edhe të njohurit e mi. Nuk bëhet e qartë se je në Durrës apo Itali. Gjithsesi përpiqu të më takosh. Të pres! Të përqafoj shumë, Koli im i fëmijërisë!

Për pak minuta vjen reagimi yt

-Faleminderit, e gjithashtu të uroj shëndet e suksese në punen tënde. I lexoj me kënaqësi postimet e tua.Për aq sa vlen fjala ime, të falenderoj për kontributin që jep në kujtim të figurave të nderuara të qytetit tonë. Unë jam ne Itali, por vij shpesh në Shqipëri. Në rastin më të parë, do të vij e të takoj. Ju mbaj mend shumë mirë dhe ju kujtoj shpesh me respekt e dashuri. Ju përqafoj! Mirupafshim!

Me 18 qershor 2022, vetëm dy ditë pas këtij komunikimi i shkruajta me ngut:

-Sipas një informacioni, u njoftova se paske kaluar probleme delikate shëndetësore. Me sa pashë nga fotot, më duket se konsumon shumë alkol dhe cigare. Do të ishte lajm i mirë nëse do të më thoje, se i ke lënë tashmë. Problemet në frymëmarrje që tregojnë për zemër dhe mushkëri të dëmtuara, duhen kujdes në trajtim. Kjo është këshilla ime. Kujdes shumë! Të pres një ditë, pasi dhe ardhjet në Durrës më thanë, se i ka rralluar disi. Të uroj shëndet 67 vjeçari Nikolla Zaka, apo në kujtimet e mia Koli i mrekullueshëm i zonjës së nderuar Llambrini.

Dhe përgjigja jote:

-Shumë faleminderit për interesimin Bujar, e pa tjetër që në rastin më të parë që do të jem në Durrës, do vi të takoj e të flasim më gjatë…Bëi të fala nga ana ime dhe Ilirit. Unë mbaj mënd që së bashku me ty dhe Ilirin, kemi nja dy foto (me pallto në dimër) të bëra nga babai yt i pa harruar, babaxhani Xhaf Qesja. Fatkeqësisht nuk i kam më, për arsye të ndërrimit shpesh te shtëpijave…. Faleminderit, e mirupafshim!

Ky komunikim njerëzor, të lartëson shumë Koli. Nga bubrrimet e mia, nga takimet me durrsakë të ndryshëm, vura re me shumë kënaqësi, se ti ishe kthyer në një udhëheqës shpirtëror. Diku një kafe, diku një gotë raki, e diku tjetër një gotë verë. Shumë foto me familjen, gruan, fëmijët, por edhe me durrsakë të hershëm. Aty u binda, se grupimi i organizuar nga ty, ishte me përmbajtje të nostalgjisë së hershme Anni’70. Mall, mall pa pushim, përzier me sentiment. Shokut i thonim shok, e mikut mik, e prindit prind, komshiut komshi, të afërmit të afërm.

Jeta jote kuptohej qartë dhe saktë ishte e mbushur me humor, me batuta, me lëng jetësor dhe shoqëror. I njihje të gjithë durrsakët, të cilët të rrethonin dhe ta kthenin buzëqeshjen me buzëqeshje. Nuk ke asnjë pamje të ngrysur, pasi fytyra dhe shpirtyi yt rrezatonin dashuri, shumë dashuri për bashkëqytetarët e t’u që u rritët, qatë hallet dhe kaluat gëzimet së bashku. Edhe pse në Itali, shoqëria e Durrësit të priste me padurim kur ktheheshe.

I organizoje të gjithë dhe asnjërit nuk ia prishe. Koli njëri, e Koli tjetri. U bëre shumë popullor. Ishe masovik i lindur. U ktheve në një babaxhan frymëzues, ku në gjoksin dhe shpirtin tënd të gjërë, kishe mbledhur të gjithë durrsakët.

Lajmi i kobshëm u përhap shpejt. Durrsakëve ua ule kryet. Djali i tyre, ai që përgjërohej për ta dhe për to, ndali frymëmarrjen. Të shkruajta sot në mëngjes, për një foto dalë me Xhafë Xhymertin, ustain e parë në Nish Goma. Të bërë një koment të gjatë dhe po pritja përgjigjen tënde, që e dija që do të vinte plot mall, e plot shpirt. Por tre orë para kësaj zemra jotë e pastër, i kishte ndalë rrahjet. Shpirti yt ishte fikur. Trupi kishte nisur të të ftohej.

E këndej nga ne zemrat luajtën vëndin, e shpirti sa nuk dilte nga gjoksi i plagosur. Trupat tanë u dridhën, e lotët na u dukën si lumenj, teksa zbritnin nga katarakti i fytyrës. Lajm i hidhur si lëngu i një bime të egër, na goditi si çekan.

Nikollë Zaka emri i plotë, por Koli apo Kola emri popullor që të thërritnin durrsakët, nuk do ta shikojmë më në tryeza të ulur me durrsakë, në rrugët e qytetit të shoqëruar me durrsakë, në komunikimet publike teksa fliste me durrsakë. Gruas do t’i mungojë burri i mënçur. Fëmijëve babai aq i dashur. Nipërve gjyshi i shtrenjtë. Shoqërisë, miqve, durrsakëve do t’i mungojë ai Koli i bukur, ai Koli që lëvizte me zemrën në dorë, duke shpërndarë prej saj mirësi, mineralin e çmuar të respektit, mallit dhe mirënjohjes.

Kam vendosur buzë detit një tavolinë dhe dy karrike. Përballë deti ynë që na rriti. Deti që na çfaqte kur ktheheshim, konturet e qytetit. Po ngryset. Në muzgun që po bie, qirinjtë duken si diej të vegjël që ndriçojnë. Në një karrike jam ulur unë. Tjetrën e kam për ty. E kemi lënë që do të takohemi. Dhe unë po të pres…!

Bujar Qesja
Durrës: 6 prill 2023

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…