Gianni Palagonia: Grupet kriminale shqiptare ndër më të rrezikshmit në Europë
Ish-polici italian promovoi në Shkodër librin e tij të dytë “Në duart e askujt”.
Grupet kriminale shqiptare për ish-policin italian, Gianni Palagonia, janë kthyer ndër më të rrezikshmit në Europë por kudo edhe në botë. Tashmë si një ekspert i policisë dhe botues librash, Palagonia thotë se shtetet europiane duhet të jenë të përgjegjeshme për të ndaluar trafikun ndërkombëtar të drogës që bëjnë edhe shqiptarët.
Një shqetësim edhe në Shqipëri shprehet ish polici italian mbetet bashkëpunimi i qeverisë me krimin apo edhe ndërhyrja e shtetit tek policia dhe kjo zgjidhet me denoncim nga qytetarët si dhe se kë voton në zgjedhje.
Sipas tij, problem mbetet edhe inkriminimi në radhët e policisë.
Gianni Palagonia ishte në Shkodër teksa promovoi librin e tij të dytë “Në duart e askujt”. Si ish-polic ndër më të vlerësuarit në Itali në luftën ndaj krimit, në vitin 2006 erdhi në Shqipëri për të gjurmuar kriminelët italian në Shqipëri dhe kriminelët shqiptar që shkojnë drejt Italisë duke bashkëpunuar me Interpolin dhe policinë shqiptare. /Starplus-tv.com