Begaj pret Escobar: Mirënjohjen për kontributin e SHBA-ve në rritjen e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë

Presidenti Begaj pret zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë


Zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishin në qendër të takimit të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe njëkohësisht i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me Presidentin Bajram Begaj.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara dhe personalisht Escobar i kanë dhënë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen e tyre reciproke, është një proces me ndikim të madh rajonal, si në kuadër të aspekteve të sigurisë ashtu edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të tij”, – nënvizoi Presidenti Begaj.

POSTIMI I BEGAJ

Me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit njëkohësisht dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, rikonfirmuam pozicionet e palëkundura të dy vendeve tona, për të ardhmen euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Vlerësova partneritetin strategjik mes ?? dhe ??, si dhe shpreha mirënjohjen për kontributin e SHBA-së në rritjen e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë.

Nënvizova rolin e paçmuar që Shtetet e Bashkuara dhe Escobar kanë luajtur në procesin e negociatave Kosovë-Serbi.

Me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit njëkohësisht dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor,…

Posted by Bajram Begaj on Tuesday, April 11, 2023

Duke u ndalur tek sfidat dhe kërcënimet me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu, se “falë qasjes së re gjeopolitike edhe nga Bashkimi Evropian, sot kemi një vëmendje të shtuar ndaj këtij rajoni.

Një vëmendje të veçantë gjatë takimit e mori çështja e sigurisë kibernetike dhe kërcënimeve hibride.

shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e agjencive të specializuara amerikane, duke i konsideruar të një rëndësie jetike dhe vendimtare për rritjen e kapaciteteve dhe aPresidenti Begajftësive kibernetike të Shqipërisë.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…