Kim: SHBA, ndihmë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.
Kim theksoi se, “roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri”.
“SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE”, tha ambasadorja Kim.
?? Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Tuesday, April 11, 2023
ENGLISH
?? U.S. Ambassador Yuri Kim met today with High Justice Inspector, Artur Metani, who leads one of the key institutions borne by the justice reform. The HJI’s role overseeing the discipline of the judges, prosecutors, and members of the councils is absolutely critical to Albania’s justice system. The United States will continue to help strengthen Albania’s justice institutions, such as the HJI, as they grow stronger to further advance Albania’s EU integration.