Ambasadorët amerikanë në Ballkan do të mblidhen në Tiranë, në fokus dezinformim

Zyrtari i lartë amerikan do të udhëtojë nga data 10 deri më 14 prill në Podgoricë, Shkup dhe Tiranë.


Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbajnë një takim në Tiranë me të dërguarin e posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global, James Rubin.

Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare se ky takim do të mbahet në kuadër të turit 4-ditor që Rubin do të zhvillojë në tre shtete të rajonit.

Zyrtari i lartë amerikan do të udhëtojë nga data 10 deri më 14 prill në Podgoricë, Shkup dhe Tiranë.

Sipas këtij njoftimi, James Rubin “do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë dashakeq që përdorin dezinformatat për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë botën dhe se si shtetet tona mund t’iu kundërvihen së bashku kërcënimeve në hapësirën e informacionit”.

I dërguari i posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global ka nisur të hënën turin në Malin e Zi, ku sipas medieve, ka pasur në qendër të vëmendjes luftën kundër dezinformacioneve.

https://www.state.gov/special-envoy-and-coordinator-for-the-global-engagement-center-rubins-travel-to-montenegro-north-macedonia-and-albania/

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni