Kreu i FA-së takim me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia,
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Arben Kingji priti në një takim zyrtar komandantin e KFOR, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Arben Kingji priti në një takim zyrtar komandantin e KFOR, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia, e para vizitë kjo e tij në Shqipëri.
Në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve, gjeneral Kingji vlerësoi maksimalisht angazhimin e KFOR në ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.
“Duke marrë në konsideratë dhe situatat delikate me të cilat përballen KFOR dhe institucionet atje, e konsiderojmë të rëndësishme kontributin tuaj për të ndërtuar “ura” bashkëpunimi me në thelb besimin e ndërsjellë mes komuniteteve në Kosovë. Shqipëria do të mbajë gjithmonë qëndrime konstruktive në të gjitha nismat më në thelb mbrojtjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së Kosovës”, deklaroi Kingji.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së theksoi se “mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, si një ndër hapat më të rëndësishëm që do i hapë rrugë zgjidhjeve të mëtejshme të problematikave në funksion të integrimit në strukturat ndërkombëtare”.
Me komandantin e misionit të KFOR, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri….
Posted by Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjeneral Brigade Arben Kingji on Tuesday, April 11, 2023
Gjeneral Ristuccia nga ana e tij u shpreh se “Shqipëria për ne është një aleat i vyer për vetë kontributin dhe mbështetjen politike – ushtarake që jep në misionin KFOR, si dhe është pro gjetjes së alternativave për zgjidhjen e konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë. Si mbështetëse e fortë e dialogut mes dy vendeve (Kosovë-Serbi), kjo është mjaft e rëndësishme për KFOR, pasi Shqipëria ka një influencë në aspektin politik dhe vullnet të mirë për të gjetur gjithmonë zgjidhje.
Në përfundim të takimit zyrtar, të dy autoritetet reciprocikisht falenderuan përkushtimin dhe bashkëpunimin e frytshëm në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Gjatë vizitës zyrtare 1-ditore, komandanti i KFOR, gjeneral major Ristuccia do të zhvillojë takime të tjera të rëndësishme zyrtare me Presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.