Asdreni, një nga mëtonjësit e parë të barazisë sociale në Shqipëri

Identifikimi shpeshherë me lavdinë perandorake të familjeve aristokrate shqiptare vazhdoi dhe pas pavarësisë


Nga Dr. Dorian Koçi

Herët që gjatë shtypit të Rilindjes Kombëtare, kish patur një debat të gjerë mbi barazinë politike të shtetasve në shtetin e ardhshëm shqiptar, ku natyrisht nuk kishin munguar dhe tonet e ashpra.

Një nga më të ashprit ishte poeti Asdreni i cili në artikullin e vet “Dy fjalë për Aristokracinë” botuar në Albania theksonte se:

“Nëse Shqipëria ishte duke fituar pavarësinë e saj…ajo mundet dhe të mos e fitonte këtë, në qoftë se të gjithë shqiptarët nuk kanë për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre; dhe nëse duam të ndjekim idetë e mëdha:barazi,vëllazëri, liri-atëherë ç’nevojë ka kombi të ndahet në shkallë, me zotërinj dhe skllevër? Shqiptarët duhet të jenë të barabartë midis ligjit. Titujt duhen të hiqen…Apo mos vallë besoni se aristokracia duhet të urdhërojë dhe atëherë siç bën tani?” (Skëndi,2000:175)


Ky paragraf shpesh herë është komentuar edhe si parim i luftës së klasave nga historiografia komuniste, por dhe nga historinë shqiptarë në perëndim (shih Skëndi Stavro, Zgjimi Kombëtar Shqiptar Tiranë, dhjetor 2000), në të vërtetë pasqyron një realitet të hidhur që ishte mbizotërues në Shqipëri në atë kohë.

Asdreni jetonte dhe punonte në Rumani e cila ishte një monarki dhe asgjëkund tjetër nuk gjenden shkrime që të jetë kundër aristokracisë në përgjithësi, por mendimi i tij i drejtohej pikërisht kundër arbritaritetit me të cilin kishte qeverisur aristokracia shqiptare përgjatë periudhës otomane.

Klasa drejtuese e ajanëve myslimanë shqiptarë shpesh herë në aksionet e saj politike do të ishin transmetues solidaritetit të ummas islamike në territoret shqiptare duke krijuar konflikte të panevojshme me bashkësitë ortodokse shqiptare si Suli dhe Himara në Jug apo Mirdita e Dukagjini në veri.

Është shumë e rëndësishme të kuptohet fillimi i këtij debati sepse në vitet ’20 ai do të marrë përmasa më të mëdha dhe kontestuesit e klasës feudale nuk do të nisen nga premisa thjesht anti-lindore kur do ta cilësojnë aristokracinë feudale si “anadollake”(Sulstarova 2007:7), por me këtë term do të identifikonin burimin e privilegjeve që ata kishin fituar gjatë pushtimit turk.

Anadolli konsiderohej si vendi ku ishte themeluar shteti i osmanëve, “ndaj dhe Ataturku e transferoi kryeqytetin e shtetit të ri turk nga Stambolli kozmopolit në Ankara, duke dashur të në këtë mënyrë të përforcojë dhe tregojë karakterin aziatik të kombit turk”(Aleksandri.A Istorika 2000:12)

Identifikimi shpeshherë me lavdinë perandorake të familjeve aristokrate shqiptare vazhdoi dhe pas pavarësisë dhe hapësira e shtetit të ri që u krijua nuk i mjaftonte asaj për të demonstruar ambiciet e veta për karrierë prandaj dhe vetë midis saj pati një konflikt të fortë për pushtet.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…