Rizvanolli: Kosova do të futet në Bursën e Energjisë në shtator

Ministrja e Kosovës për Ekonominë, Artane Rizvanolli bëri të ditur se, Kosova do të futet në Bursën e Energjisë (ALPEX) në muajin shtator.


Ministrja e Kosovës për Ekonominë, Artane Rizvanolli bëri të ditur sot se, Kosova do të futet në Bursën e Energjisë (ALPEX) në muajin shtator.

“Presim që gjatë muajit shtator të fillojmë ankandin e parë që do të tregtohet përmes ALPEX në zonën tregtare të Kosovës dhe njëkohësisht edhe bashkimin e tregjeve Kosovë-Shqipëri”, deklaroi Rizvanolli gjatë ceremonisë për hapjen e ankandit të parë të tregut që po zhvillohet sot në Tiranë.

Duke folur për ndikimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ajo tha se, sektori i energjisë ishte më i prekuri.

“Sektori i Energjisë ishte më i prekuri duke rritur barrën për qeveritë dhe qytetarët tanë. Në këtë kontekst është bërë më e qartë se kurrë se sa e rëndësishme është të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe vendeve me të cilat ndajmë vlerat dhe qëllimet. Qasja jonë për të adresuar krizën, si qeveri e Kosovës është fokusuar në tre drejtime, diversifikimin e burimeve të energjisë, rritjen e kursimit dhe eficencës, dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe integrimin e tregut dhe një hap i rëndësishëm në këtë drejtim po bëhet sot”, deklaroi Rizvanolli.

Sipas saj, Shqipëria dhe Kosova rritën bashkëpunimin ndërmjet tyre duke bërë që të dy vendet të mund të mbrohen nga importi i shtrenjtë i energjisë elektrike duke u kursyer rreth 50 milionë euro qytetarëve të Kosovës dhe po aq edhe atyre të Shqipërisë.

Ministrja Rizvanolli theksoi se, tregu i përbashkët krijon mundësi të reja biznesi. Kjo, vuri në dukje ajo, do të rrisë përfitimet dhe standardet e shërbimit.

“Në periudhë afatgjatë objektiv i qeverisë së Kosovës është garantimi i sigurimit të furnizimit dhe mbrojtja e qytetarëve dhe bizneseve nga çmimet e larta, deri sa bëjmë një tranzicion drejt energjisë së pastër. Dy qeveritë tona ndajnë të njëjtin objektiv mbi modelin e synuar të energjisë elektrike ndaj qëndrojmë fuqishëm pas zotimit tonë për të liberalizuar e integruar tregjet tona të energjisë elektrike. Tani përmes ALPEX jemi një hap më para arritjes së këtij synimi. ALPEX do të shërbejë si operator për menaxhimin e tregjeve, market ky që zbaton praktikat më të mira europiane”, tha ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Rizvanolli.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…