PS çel fushatën, Rama: “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”

Partia Socialiste çeli fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit, me sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.


Partia Socialiste çeli sot pasdite fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit, me sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.

Në praninë e 61 kandidatëve të PS-së për bashkitë e vendit në sheshin “Europa” në Tiranë, Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, çeli edhe fushatën e mbjelljes së pemëve.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS-së kanë sjellë për Shqipërinë.

Ai theksoi se “sot Shqipëria është një vend krejt tjetër në sytë e botës. Për herë të parë na janë besuar edhe role të para nga OSBE, deri në Këshillin e Sigurimit në OKB”.

Rama tha se kjo është fushata e nëntë që kur ka privilegjin të drejtojë PS-në. “Kemi fituar 7 nga 8 palë zgjedhje, duke humbur vetëm një, ato të 2009-tës, të cilat më shumë sesa i humbëm ne, na i morën”, tha Rama.

“Sidoqoftë të fitosh zgjedhjet është një gjë, ndërsa krejt tjetër është ta kthesh fitoren e zgjedhjeve në vlerë të shtuar për vendin, njerëzit, komunitetet, gjeneratat e tjera. Prandaj shumë më tepër sa për bilancin historik të fitores me kundërshtarë sa të egër, aq dhe të dobët, unë jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS kanë sjellë për Shqipërinë”, tha ai.

?TIRANË?

???TIRANË – Nisim sot rrugëtimin e gjelbër drejt 14 majit, ku me shkurtimin e shpenzimeve elektorale do të financojmë dhurime pemësh në çdo bashki, duke e kthyer këtë fushatë në të parën fushatë që do të lërë pas më pak ndotje mjedisore, akustike e vizuale dhe më shumë oksigjen në stacionet e saj?????

#VetëmPërpara➡️
#KurrëMëMbrapa↙️
#KrenarpërPS❤️??

Posted by Edi Rama on Tuesday, April 11, 2023

“Shqipëria është një vend krejt tjetër në sytë e botës. Për herë të parë në histori na janë besuar dhe role të dorës së parë në arenën ndërkombëtare, që nga Presidenca e OSBE, deri tek ulësja e përkohshme në KS të OKB-së. Sot marrëdhëniet ndërkombëtare janë në nivelin më të lartë”, tha Rama.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…