Berisha: Belindi po i çmend Veliajn dhe Ramën!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të Tiranës dhe FRPD


Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të Tiranës dhe FRPD. Mes të tjerash Berisha foli në lidhje me çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet e 14 majit, ku tha e kryeministri Vrama kishte mbledhur ministrat e tij dhe u mbante fjalim.

“E patë si e nisi sot fushatën, kishte mbledhur ministrat dhe u mbante fjalim.

Më kujtoi diçka, Putini priti dy ambasadorë të BE e nga frika i vendosi 70 metra në distancë, edhe ky nuk kishte asnjë qytetar sot.

Hapi fushatën me nomenklaturën e tij, i mbante fjalime Spiropalit, Belindës e Manjës, nuk kisha parë kurrë komedi si kjo”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama teksa çelte sot fushatën e Partisë Socialsite ishte “i nxirë” dhe se kjo tregon shumë për të.

Sipas Berishës, Rama po bën fushatë me ata që i cilësoi si “mëkatarët më të mëdhenj”, ndërsa vijoi duke thënë se ai e parandien “humbjen e tmerrshme” në 14 maj.

“Belind Këlliçi i ka kompleksuar në mënyrë të tmerrshme. E keni vënë re se si janë mobilizuar. Ose të fshehin fushatën e Belindit, ose të përpiqen të hyjnë në autobusin e tij. Aq shumë merren me autobusin e Belindit janë gati të kthehen në pasagjerë. I çmendi me të. Edi Rama nga një anë bën fushatë me mëkatarët më të mëdhenj, organizatë kriminale është qeveria e tij. Nga ana tjetër shohin epërsinë e tmerrshme të kandidatëve tanë. Pra, kemi një start që nuk e kemi patur që nga viti 1992.

Rama sot ishte i nxirë në atë recitim që bëri sot. Ajo nxirje flet shumë. E parandien humbjen e tmerrshme. Erion Veliaj u tha qytetarëve se kur Rama ishte kryebashkiak ata merrnin vetëm 2 orë e gjysmë ujë, edhe këtë e gënjeu sepse nuk rri dot pa gënjyer. Ky po ja kthen me pemë, po mbjell 1 muaj rresht 60 pemë në ditë, 1800 pemë, për t’i thënë që ai pylli me 1 milionë pemë është më i shtrenjtë. Ata janë aq të regjur, armiqësia e tyre është e thellë. Kokën le t’i hanë njëri-tjetrit, do japin përgjigje në 14 maj”, tha Berisha.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.