Xhaçka takon Escobar: Shqipëria e përkushtuar për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka takim me të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një takim me zv/ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
POSTIMI
? Takim i shkëlqyer me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit ??, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor,Gabriel Escobar.
? Diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
? Mirënjohje për zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Escobar për përfshirjen e tij personale dhe të SHBA në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
E sigurova atë për përkushtimin e Shqipërisë ?? për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal.
?????
? Takim i shkëlqyer me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit ??, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguar i…
Posted by Olta Xhacka on Wednesday, April 12, 2023