Rama: Të bëjmë një fushatë me sa më shumë komunikim!
Fushata nisi për gjelbërimin e bashkive me praninë e 61 kandidatëve për kryebashkiakë
Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotoalbumin e nisjes së fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit me mbjelljen e pemëve.
Rama shprehet se rrugëtimin e gjelbër drejt 14 majit, falë shkurtimit të shpenzimeve për propagandë elektorale do të financojnë dhurime pemësh në çdo bashki.
Kreu i PS-së thekson se këtë fushatë zgjedhore do e kthejnë në të parën fushatë që do të lërë pas më pak ndotje mjedisore, akustike e vizuale dhe më shumë oksigjen në stacionet e saj.
Gjatë fjalës së tij një ditë më parë nga sheshi “Europa” në kryeqytet nga ku dhe nisi fushata për gjelbërimin e bashkive me praninë e 61 kandidatëve për kryebashkiakë, Rama theksoi se “ne s’kemi arsye as për ndotje akustike, as për ndotje vizuale për të qenë në çdo cep, në çdo kthesë me fytyrat dhe me sloganet tona dhe as për ndotje gjuhësore”.
“Ne duhet të bëjmë një fushatë me sa më pak zhurmë dhe sa më shumë komunikim dhe njerëzillëk. Prandaj kemi vendosur ta përgjysmojmë minimalisht përdorimin e ekraneve të mëdha të skenave pompoze, të materialeve propagandistike”, nënvizoi Rama.
Gjithashtu, Kryeministri është shprehur se realizimi i vizionit “Shqipëria 2030” është detyrim ndaj brezave që vijnë.
1. Bashkia Dimal, zj. Juliana Mema;
2. Bashkia Kucovë, z. Kreshnik Hajdari;
3. Bashkia Polican, z. Adriatik Zotaj;
4. Bashkia Skrapar, z. Adriatik Mema;
5. Bashkia Bulqizë, zj. Festime Mjeshtri;
6. Bashkia Dibër, z. Rahim Spahiu;
7. Bashkia Klos, zj.Valbona Kola;
8. Bashkia Mat, z.Agron Malaj;
9. Bashkia Krujë, z.Artur Bushi ;
10. Bashkia Shijak, z.Elton Arbana;
11. Bashkia Belsh, z.Arif Tafani;
12. Bashkia Cërrik, z.Andis Salla;
13. Bashkia Gramsh, z.Besjon Ajazi;
14. Bashkia Librazhd, z.Mariglen Disha;
15. Bashkia Peqin, z. Bukurosh Maci;
16. Bashkia Divjakë, z. Josf Gorrea;
17. Bashkia Mallakastër, z. Qerim Ismailaj;
18. Bashkia Patos, z. Fation Duro;
19. Bashkia Roskovec, zj.Majlinda Bufi;
20. Bashkia Dropull, z. Dhimitraq Toli;
21. Bashkia Këlcyrë, z. Klement Ndoni;
22. Bashkia Libohovë, z. Leonard Hide;
23. Bashkia Memaliaj, z. Gjolek Guci;
24. Bashkia Përmet, zj.Alma Hoxha;
25. Bashkia Tepelenë, z.Tërmet Peci;
26. Bashkia Devoll, z.Eduard Duro;
27. Bashkia Kolonjë, z.Erjon Isaji;
28. Bashkia Maliq, z.Gëzim Topciu;
29. Bashkia Pogradec, z.Ilir Xhakolli;
30. Bashkia Pustec z. Pali Kolefksi;
31. Bashkia Has, z. Beqir Mulaj;
32. Bashkia Kukës, z.Safet Gjici;
33. Bashkia Tropojë, z. Rexhe Byberi;
34. Bashkia Kurbin, zj. Majlinda Cara;
35. Bashkia Fushë-Arrëz, z. Fran Tuci;
36. Bashkia Malsi e Madhe, z.Tonin Marinaj;
37. Bashkia Pukë, z.Gjon Gjonaj;
38. Bashkia Vau Dejës, z.Kristian Shkreli;
39. Bashkia Kavajë, z.Redjan Krali;
40. Bashkia Rrogozhinë, z. Edison Memolla;
41. Bashkia Vorë, z. Blerim Shera;
42. Bashkia Delvinë, z. Besmir Veli;
43. Bashkia Himarë, z. Jorgo Goro;
44. Bashkia Konispol, z.Ergest Dule;
45. Bashkia Sarandë, z.Oltjon Caci;
46. Bashkia Selenicë, z.Nertil Bellaj;
47. Bashkia Mirditë, z.Ndrec Dedaj.