Veliaj: Të vazhdojmë me modernizimin e Tiranës!

Kryebashkiaku përmendi edhe disa nga investimet që do bëhen në pjesën e Bulevardit të Ri.


Fushata elektorale e zgjedhjeve të 14 majit nuk duhet të ndikojë në punën e përditshme të bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se Tirana do të vazhdojë të modernizohet, duke përmendur edhe disa nga investimet që do bëhen në pjesën e Bulevardit të Ri.

“Ne duhet të vazhdojmë modernizimin e qytetit dhe më vjen mirë që nesër kemi disa konkurse, bashkë me Kryeministrin, për Qendrën e re të Panaireve dhe të Konventave në “Bulevardin e Ri”, sepse “Pallati i Kongreseve” është ezauruar dhe është i rezervuar deri në fund të vitit. Ndërkohë, duam të çojmë disa nga gjykatat apo prokuroritë, te “Bulevardi i Ri”; godina e re e Bashkisë do të ketë një qendër administrative, që të mos jemi ca te “Torre Drini”, ca te “Pallati i Kulturës”, e ca te “7-katëshi”, e ca te “Zëri i Popullit”, por të grupohemi e gjithë si administratë në një ndërtesë ultramoderne, siç po bëhet ndërtesa e re e Tatimeve të bashkisë tek “21-shi”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se, çfarëdo që bën Bashkia e Tiranës, opozita do të reagojë duke bllokuar dhe duke bërë sherr.

“Ne duhet të vazhdojmë punën për urbanizmin e Tiranës, pa hyrë në debate me një pakicë, që çfarë do që të bëjmë ne, ata gjithmonë do reagojnë. Bëmë lodrat, erdhën me pistoletë te lodrat; bëmë Sheshin, e bllokuan Sheshin; bëmë Pazarin, blloko Pazarin, bëmë Kalanë, blloko Kalanë, bëmë Bulevardin, blloko Bulevardin, shko te “Astiri”, blloko “Astirin”.

Detyra jonë është të vazhdojmë modernizimin dhe drejtoria jonë e planifikimit dhe e zhvillimit të territorit, ka një mision të jashtëzakonshëm. Punët publike të Tiranës, kush punon te punët publike, sidomos gocat, çunat, inxhinierët tanë, e dinë që në Tiranë është punuar përditë. Më thoni një ditë që Tirana ka qenë pushim, një ditë që Tirana s’ka qenë kantier!? Sot mund ta quajnë asfalt elektoral, por do zgjohen në datë 15, ne do jemi prapë duke asfaltuar, në datë 16 prapë duke vijëzuar, në datë 17 prapë duke vënë ndriçim LED, në datë 18 prapë duke hapur një shkollë të re, në datë 19 prapë duke hapur një rrugë, në datën 20 prapë duke hapur një treg. Për sa kohë që përditë kemi punuar sikur të jetë dita më e rëndësishme, puna duhet të vazhdojë. Këta të sapllakes dhe të kalit blu, edhe të zorrës e të fuçisë, e të galixhantit të WC-së në kat të dytë, e të sahatit që s’punonte, e të bashkisë me grafiti, këta e kishin në dorë dhe s’bënë asgjë”, tha Veliaj.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…