Komisioneri Dervishi: Si do të garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale të votuesve

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale e konsideron të rëndësishëm diskutimin për adresimin e sfidave elektorale në epokën digjitale


Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale e konsideron të rëndësishëm diskutimin për adresimin e sfidave elektorale në epokën digjitale, ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët shqiptarë, në harmoni me garantimin e një tjetër të drejte e lirie themelore, mbrojtjen e të dhënave personale.

Për këtë qëllim, zyra e Komisionerit ka hartuar Udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”, i cili u prezantua në një aktivitet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, organizatave të shoqërisë civile dhe medias.

Ky dokument ka për qëllim të orientojë subjektet zgjedhore mbi mënyrën se si të garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale të votuesve gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Dervishi, theksoi se zbatimi i parimeve dhe kritereve të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve ndihmon në forcimin e integritetit të zgjedhjeve dhe ruajtjes së besimit te proceset demokratike në epokën digjitale.

“Përpunimi i paligjshëm i tyre, mund të pengojë dialogun politik dhe ndikon negativisht tek e drejta e shprehjes së lirë politike. Subjektet zgjedhore, në kuptim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, konsiderohen kontrollues, duke mbledhur e përpunuar informacion personal të zgjedhësve. Këta aktorë zgjedhor, vetë apo nëpërmjet palëve të treta, bëjnë fushatë/propagandë duke përdorur mënyra e mjete të ndryshme komunikimi. Kjo veprimtari rregullohet nga Kodi Zgjedhor, por trajtimi i të dhënave personale, duhet, domosdoshmërisht, të jetë në përputhje me parimet dhe kriteret e legjislacionit në fuqi të kësaj fushe. Duke qenë se fushatat zgjedhore kanë evoluar dhe tashmë vihen në përdorim edhe mjete automatike/teknologji digjitale, subjektet zgjedhore kanë mundësi të ‘shenjestrojnë’ (targetojnë) kategori të caktuara votuesish, masivisht dhe gjithnjë e në mënyrë më të sofistikuar. Asnjë ndikim apo presion i padrejtë nuk duhet ushtruar nga subjektet zgjedhore mbi zgjedhësit që të japin të dhënat personale ose të deklarojnë preferencat e tyre politike ose për kandidatë të caktuar”, tha Dervishi.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin mes dy institucioneve për garantimin e të drejtave të qytetarëve, si dhe dokumentin e Udhëzuesit që u prezantua në këtë tryezë.

“Shpresoj se partitë politike dhe subjektet zgjedhore në fushatë do t’i respektojnë termat e këtij Udhëzuesi, pasi askush nuk i zotëron të dhënat personale të zgjedhësve, pasi këto të dhëna i takojnë vetëm shtetasve dhe asnjë partie politike në veçanti. KQZ do ta përcjellë Udhëzuesin te çdo KZAZ dhe çdo komision qendre votimi për të garantuar edhe më tej mbrojtjen e të dhënave personale të shtetasve që do të votojnë në Zgjedhjet Vendore të datës 14 maj 2023”, theksoi ai.

Udhëzuesi mbështetet në legjislacionin e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, praktikën ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar të kësaj fushe.

Respektimi i rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale është thelbësor për të ruajtur besimin e qytetarëve, duke u garantuar kontrollin mbi të dhënat e tyre personale gjatë përpunimin për qëllime zgjedhore dhe duke siguruar mbarëvajtjen e procesit në të gjitha fazat e tij.

Duke marrë në konsideratë rreziqet e mundshme që mund të sjellë përpunimi i paligjshëm i të dhënave personale, zyra e Komisionerit inkurajon të gjithë subjektet zgjedhore të zbatojnë dispozitat e legjislacionit në fuqi të kësaj fushe gjatë fushatës zgjedhore.

Integrimi në BE, Pirdeni: Në 2025 pritet hapja e të gjithë kapitujve negociues

Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila drejton negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në grupkapitullin ‘Themeloret’,…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Pirdeni: Në 2025 pritet hapja e të gjithë kapitujve negociues

Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila drejton negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në grupkapitullin ‘Themeloret’,…