Balluku pret Escobar dhe ambasadorët amerikanë në rajon: Në fokus situata gjeopolitike
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku priti sot zv.ndihmëssekretarin e Shtetit, Gabriel Eskobar
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti sot zv.ndihmëssekretarin e Shtetit, Gabriel Eskobar, ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorët amerikanë që kryejnë misionin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Takimin e njoftoi vetë Balluku në rrjetet sociale ku theksoi se në takim u diskutua mbi situatën gjeopolitike në rajon dhe bashkëpunimin mes vendeve, projektet që po avancojmë me mbështetjen e madhe të SHBA, si Skavica dhe porti i lundrueshëm i Vlorës, me impakt në të gjithë Ballkanin.
POSTIMI
Sot prita në një takim të përzemërt Gabriel Eskobar , Yuri Kim dhe ambasadorët amerikan që kryejnë misionin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor. Diskutuam mbi situatën gjeopolitike në rajon dhe bashkëpunimin mes vendeve, projektet që po avancojmë me mbështetjen e madhe të ??SHBA, si Skavica dhe porti i lundrueshëm i Vlorës, me impakt në të gjithë Ballkanin. E njoha me objektivat dhe hapat që Qeveria ??Shqiptare po ndërmerr në sektorin energjetik, por edhe mbi projekte të tjera strategjike si porti i Durrësit. Shpreha mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që SHBA po i jep Shqipërisë duke e siguruar se në çdo rast ne do të jemi krah tyre.?????
Sot prita në një takim të përzemërt Gabriel Eskobar , Yuri Kim dhe ambasadorët amerikan që kryejnë misionin e tyre në…
Posted by Belinda Balluku on Thursday, April 13, 2023