Meta: Korrupsioni, problem shqetësues për shqiptarët

Meta: Kandidatët e PL do të ofrojnë një program që do të lehtësojë koston e jetesës në vendin tonë.


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediet foli për anketën e Institutit Ndërkombëtar Republikan, ku shqiptarët shprehen se problem shqetësues është korrupsioni.

Meta tha se, kandidatët e PL do të ofrojnë një program që do të lehtësojë koston e jetesës në vendin tonë.

“Në Tiranë, Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka publikuar një anketim, nga del se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë renditën shtrenjtimin e jetesës dhe korrupsionin si shqetësimet e tyre më të mëdha. Ata shprehen se, demokracia shqiptare nuk ka përparuar sa duhet, dhe se janë të shqetësuar për emigrimin e shtuar kohët e fundit. 87 % e tyre pohuan se, korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri. Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 79 % e të rriturve, pohuan se, çmimet e larta dhe kostot e jetesës janë çështje kryesore të vendit. Pjesa më e madhe pohojnë se, gjendja ekonomike ka mbetur njësoj ose është përkeqësuar. 53 % e qytetarëve mendojnë se, drejtuesit bashkiakë po punojnë pak ose aspak për të trajtuar nevojat e banorëve. Janë rikandiduar afro 3/4 e bashkiakëve aktualë të mazhorancës”, tha ai.

Po ashtu, Meta tha se, “një numër i madh qytetarësh, nga të gjithë moshat dhe profesionet, madje edhe nga të gjithë shtresat dhe nivelet e jetesës po largohen nga Shqipëria.

“Emigrimi është vërtet një shqetësim i madh, sepse ndikon në të gjithë ekonominë, tek forca punëtore, kompanitë kërkojë punëtorë në degët e tyre. Banka Botërore konstaton se, për 25 % të popullsisë me të ardhura më të ulëta, 70 % e të gjithë të ardhurave të tyre shkon vetëm për ushqimin. Pa llogaritur të ardhurat për ilaçet, qiranë e banesës, për energjinë elektrike, taksat, tarifat vendore, etj. Plani i kandidatëve tanë ndihmon shumë për të ulur koston e jetesës. Do ulim taksat vendore që janë rritur në mënyrë marramendëse”, tha Meta. /ATSH

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.