Rama: Vijon dhurimi i pemëve nëpër Shqipëri
Në bashkitë e vendit vijon mbjellja e pemëve, të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste.
Në bashkitë e vendit vijon mbjellja e pemëve, të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbjellja e pemëve në disa bashki të vendit.
Rama tha se “vijon dhurimi i pemëve nëpër Shqipëri, të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste, në zbatim të vendimit për të shkurtuar shpenzimet për mjete propagandistike elektorale”.
Partia Socialiste e Shqipërisë hapi në 11 prill fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe një pjesë e fondeve të akorduara nga KQZ për zgjedhjet po shkojnë për mbjelljen e pemëve.
Vijon dhurimi i pemëve nëpër Shqipëri, të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste, në zbatim të vendimit për…
Posted by Edi Rama on Friday, April 14, 2023