Një ditë në Oborrin Mbretëror, si mik i Princ Lekës

Vizita ime te Trashëgimtari i Kurorës Mbretërore, nipi i Mbretit të vetëm të Shqipërisë, Ahmet Zogut.


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

“Z.Frashëri, mirë se të vini nesër në Oborrin Mbretëror!”

Zëri me një ton mirësjellës është i Princ Lekës. Trashëgimtarit të Kurorës Mbretërore. Nipi i Mbretit të vetëm të Shqipërisë, Ahmet Zogut.

Në fakt, me Princin shkëmbej shpesh mesazhe dhe komunikojmë përmes telefonit. Më konsideron si një nga miqtë e tij. Unë e çmoj miqësinë me të si një privilegj, sa personal aq dhe familjar.

Kam shumë arsye që e vlerësoj maksimalisht Familjen Mbretërore.

Si botues i portaleve Izraelisot.com dhe TiranaDiplomat.com kam botuar disa dhjetëra artikuj të studiuesve shqiptarë dhe të huaj, ku shkruhet me argumente dhe paraqiten dokumente autentike mbi rolin domethënës të Mbretit Zog, në ndihmë të Hebrenjve dhe për më tepër për zhvillimin e një Shqipërie moderne gjatë viteve të Mbretërisë.

Ndërsa përshkruaj rrugën gati 100 metra nqa Pedonalja e Tiranës, te Kinema Millenium drejt Pallatit Mbretëror, njëherësh edhe rezidenca ku Princi pret personalitete të ndryshme, delegacione qytetarësh thuajse nga e gjithë Shqipëria, diplomatë të huaj apo ambasadorë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të oborreve mbretërore nga e gjithë bota apo gazetarë të mediave më të rëndësishme, rikthehem pas në kohë.

Më shumë se një shekull më parë, në 8 tetor 1895.

Pikërisht në ditën kur lindi djaloshi i Zogollëve, Ahmet Zogu, nga Burgajeti i Matit, djali i Xhemal Pashë Zogut dhe Sadije Toptanit – e cila më pas u bë Nëna Mbretëreshë.

Në moshën 13-vjecare, Ahmeti i vogël, pas humbjes së babait, u bë shefi i Krahinës së Matit, një prej krahinave më të njohura në Shqipëri.

Ahmeti është simboli i familjes Zogu dhe nëna e tij të e dërgoi të studionte në Liceun Francez të Stambollit, ku edhe mësoi gjuhën e diplomacisë siç njihet frëngjishtja. 17 vjec rikthehet në Shqipëri. Është viti 1912. Viti më i ndritur i historisë së vendit të shqiponjave. Viti i Pavarësisë.

Por, përpara se ai të ftohej si delegati më i ri më 28 nëntor 1912, ditën kur Ismail Qemali shpalli formimin e shtetit të parë shqiptar, Ahmet Zogu, luftoi kundër serbëve dhe malazezëve në Shkodër dhe më pas kundër serbëve në Krujë.

Momenti i parë më rëndësishëm për “Epokën Zogu” është Kongresi i Lushnjës, i vitit 1920, ku Ahmet Zogu u emërua Ministër i Brendshëm, edhe pse ishte vetëm 25 vjeç. Emërim që përcaktoi edhe fatin e mëtejshëm të Ahmet Zogut.

17 vjeç delegat dhe firmëtar i Pavarësisë. 25 vjeç delegat I Kongresit të Lushnjës dhe Ministër i Brendshëm, ku thyen trupat pushtuese italiane në Vlorë; 27 vjeç Kryeministër të një Shqipërie shumë kaotike, pas dorëheqjeve Iljaz Bej Vrionit, Pandeli Vangjelit, Qazim Koculit dhe Xhaferr Ypit.

Më 4 dhjetor 1922, Ahmet Zogu u bë për herë të parë kryeministër, si përfaqësues i Partisë Popullore. Për t’u bërë sërish, më 26 dhjetor 1924. Presidet më 31 janar 1925 dhe Mbret i Shqipërisë, nga 1 shtatori i vitit 1928 deri sa ndërroi jetë, më 9 prill 1961 në Paris.

Ndërsa historia e Mbretit Zog, reformatorit të madh dhe modernezuesit të Shqipërisë, më kaloi para syve ato 100 metra, mbërrij para Pallatit Mbretëror.

Takimi me Princ Lekën, ishte një takim pa protokoll. Me një konfidencë miqsh, të vjetër, pavarësisht ndryshimit të brezave që iu përkasim.

Shtarlartë si gjyshi dhe babai tij, Leka Zogu I, me zërim e tij karakteristik dhe shqipen me theks anglez – Princ Leka ka studiuar në Londër dhe ja jetuar disa vite në Afrikën e Jugut – trashëgimtari i fronit mbretëror më ofron miqësisht mikpritjen e tij.

Me vete kam një dhuratë. Librin tim “Hebraishtja në Udhëtim”. I pari dhe i vetmi libër i botuar hebraisht-shqip.

Princ Leka është ftuar nga një grupim i fuqishëm hebre për të marrë pjesë në një aktivitet të rëndësishëm në Jeruzalem, në Izrael. E mirëpriti me kënaqësi librin tim, dhe pas një shfletimi të shpejtë, e konsideroi të vlefshëm dhe më falenderoi për dhuratën.

Gjithmonë para se të takoj një personalitet apo personazh të rëndësishëm, lexoj gjerësisht dhe ndërtoj një skedë, e cila më ndihmon edhe në bisedat apo intervistat me ta.

Si lexues i rregullt i librave memuaristikë, dhe sidomos atyre që iu kushtohen biografive të njerëzve të shquar – autori im i preferuar është Stefan Cvajg, shkrimtari i famshëm austriak – isha kureshtar të dëgjoja Princin, të kuptoja thellësitë e njohurive të tij, jo vetëm për jetën sociale dhe kulturore në Shqipëri, por dhe figurave historike, më së shumti të atyre që kanë dhënë kontribut në kohën e Mbretit Zog dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe vecanërisht kontributin e familjes mbrëtërore në të mirë të hebrenjve.

Princ Leka ishte një akademik në këto tema. Një dijetar me referenca të besueshme. Plot, argumente dhe fakte. Personalisht, më erdhi mirë, për konsideratat pozitive që ai kishte për Mit’hat Frashërin si diplomat dhe ideolog i Ballit Kombëtar dhe Mehdi Frashërit si ekonomist dhe ish-kryeministër i Shqipërisë në kohën e Mbretit Zog.

Mehdi Frashëri dhe Mit’hat Frashëri

 

Familja ime ka lidhje me të dy, edhe pse janë disi të largët.

Biseda është e gjatë dhe e ngrohtë, si dielli i mesditës. Me pikëpamje të njëjta – personalisht e konsideroj veten një “zogist”.

Dhe nuk lë rast pa e përmendur këtë fakt, edhe duke bërë publikime të shpeshta në portalet mia. Shpëtim Axhamin, kryetarin e Partisë së Legalitetit e kam një mik të mirë dhe ia çmoj punën që bën.

Kur Princ Leka u martua me aktoren Eli Zaharia – vajzën e aktores së shquar Yllka Mujo – ceremonia e dasmës ishte një nga më mbresëlënëset në Shqipëri.

Të ftuar edhe nga oborret mbretërore në Europë, ajo ishte një reminishencë e dasmës së Mbretit Zog me “Trëndafilin e bardhë” të Hungarisë, Geraldinën, Mbretërëshën e ardhshme të Shqipërisë, gjyshes së hijshme të Princit Leka II.

Geraldina, kur ishte rreth 10 vjec. Foto e bere ne France

Vajza e Princit Leka dhe Elias, Princesha Geraldinë ishte një kopje e përkryer e gjyshes së saj, Mbretëreshës Geraldinë, kur ajo ishte e vogël. Me sy të kaltër si qielli, me flokë të arta. E ëmbël! Lozonjare. Me një baba të shkëlqyer si Princ Leka.

Princesha Geraldinë është shumë e ëmbël, e dashur. Eshtë “Trëndafili i Bardhë” i Shqipërisë, ashtu si dikur stërgjyshja e saj ishte “Trëndafil i bardhë” i Hungarisë.

Princ Leka më përcell deri te dera e jashtme e Oborrit Mbretëror, pasi si edhe më thotë ai me shumë mirësjellje, tradita e shqiptarit e do që ta përcjellë mikun.

Ndahem nga Princi Leka dhe Princesha Geraldinë, për t’u rikthyer sërish si një mik i Oborrit Mbretëror.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…