Begaj: Festa e Pashkës sjell rigjallërimin e jetës!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi festën e Pashkës për të gjithë besimtarët ortodoksë


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi festën e Pashkës për të gjithë besimtarët ortodoksë.

Presidenti Begaj në mesazhin e tij të urimit përcolli mesazhin se kjo festë sjell rigjallërimin e jetës.

“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë! Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!”, uroi Begaj.

Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë!

Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!

Posted by Bajram Begaj on Saturday, April 15, 2023

Ndërkaq, Begaj uroi nga afër besimtarët ortodoksë në Korçë.

“Zgjodha të jem në qytetin e Korçës në këtë ditë të shenjtë, sepse ku më shumë se tjetër se qyteti i Korçës kjo festë e shenjtë festohet me këtë gjallëri dhe atmosferë të jashtëzakonshme! Kjo gjë mu konfirmua edhe nga mitropoliti i Korçës!”, u shpreh Begaj gjatë vizitës.

Në orën 00:00 të gjithë besimtarët ortodoksë ndanë me njëri tjetrin flakën, që simbolizoi Ringjalljen e Krishtit, rikthimin e shpresës dhe të dritës!

“Uroj për të gjithë shqiptarët, kjo Pashkë ardhtë e mbarë, e bardhë dhe drita e Pashkës ndriçoftë mendjen, zemrat dhe jetën e shqiptarëve!”, uroi Begaj.

?Korçë – Mesazhi im për të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës Ortodokse.

Posted by Bajram Begaj on Sunday, April 16, 2023

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…