Yuri Kim, ylli i televizioneve shqiptare!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.


Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

“Yuri Kim, ylli i televizioneve shqiptare!”

Kështu mund ta konsideroj ambasadoren amerikane, tashmë në përfundim të mandatit të saj.

Thuajse çdo ditë në kronika të ndryshme televizive, falë edhe një axhende shumë të ngjeshur aktivitetesh zyrtare, ftesa nga organizata të ndryshme në takime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Yuri Kim e njeh mirë fuqinë e komunikimit përmes televizionit, intervistat me gazetarët më me influencë në vend, si në televizionin shtetëror, ashtu edhe në ato private.

Ambasadorja Kim e njeh shumë mirë Shqipërinë. Arritjet dhe problemet e saj. I ka thënë drejtpërdrejtë, si një diplomate, por dhe si një dashamirëse e “vendit të shqiponjave”, të cilin e do shumë dhe ka fituar dashurinë e njerëzve të thjeshtë, përfshirë edhe mua.

Një diplomate që ka fituar zemrat e shqiptarëve, për qasjen e saj dhe reagimeve të forta ndaj problematikave që kalon vendi, por edhe si një promovuese e madhe e Shqipërisë turisitike.

Gjithsesi, përmes intervistave televizive, ajo dëshironte të pikturonte portretin e saj.

***

Kur Yuri Kim u betua, më 10 janar 2020, si ambasadorja e re e Shqipërisë, duke pasuar në këtë detyrë një kryediplomat karizmatik si Donald Lu, e kishte të qartë se marrëdhënia me masmedian në përgjithësi dhe atë televizive në vecanti do të shërbente jo vetcm për të përcjellë mesazhet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por do të ndërtonte njëkohësisht edhe profilin e saj në sytë e shqiptarëve.

Yuri Kim betohet si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit. – 10 janar 2020.

 

Yuri Kim është ambasadorja e 17-të e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, që nga 10 gusht i vitit 1922, kur Makswell Black u caktua si i dërguar i jashtëzakonshëm. Me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, më 15 mars 1991, ishte Kristofor Hill (i Ngarkuar me Punë, për hapjen e ambasadës), para se të pasohej nga ambasadori Wiliam Ryerson. Kim është e treta ambasadore e SHBA-ve, pas Marisa Lino dhe Marcie Ries.

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, shkruan ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, më 23 janar 2020.

Më 7 shkurt 2020, ambasada amerikane publikoi këtë mesazh: “Le të mirëpresim Ambasadoren tonë Yuri Kim në Twitter! Ndiqni @USAmbAlbania në Twitter dhe ndani mendimet dhe idetë tuaja me të!”

Pasi konsumoi ritualin e prezantimit të Letrave Kredenciale te Presidenti i Republikës së Shqipërisë (Ilir Meta), Yuri Kim nisi “xhiron diplomatike” të takimeve me autoritetet më të larta të Ekzekutivit shqiptar, njerëzve të drejtësisë, medias, etj.

 

Si një dashamirës i madh i SHBA-ve, tifoz i zjarrtë i ambasadores Yuri Kim, të cilën e vlerësoj maksimalisht, dhe për më tepër një ndjekës i rregullt i faqes zyrtare të Ambasadës, duke kryer një kërkim mblodha edhe fotot nga intervistat e zhvilluara nga Kim dhe të postuara në faqen e ambasadës.

Përveç intervistave në televizionin e shtëpisë, “Zërin e Amerikës”, ku zhvilloi intervista të ndryshme me Armand Meron dhe Pëllumb Sulon, ajo pati në axhendën e saj disa nga televizionet më me influencë në vend.

Me Armand Meron, gazetarin e Zërit të Amerikës (10 nëntor 2020 dhe 16 shtator 2021 )

Me Pëllumb Sulon, gazetarin e Zërit të Amerikës (5 prill 2023)

******

BLENDI FEVZIU – Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, rezulton gazetari që e ka intervistuar me shumë herë ambasadoren Yuri Kim gjatë qëndrimit të saj, më shumë se trevjeçar në Shqipëri. Ja disa.

Interviste me Blendi Fevziun TV Klan, 22 tetor 2020
Interviste me Blendi Fevziun TV Klan, 30 shtator 2022

SOKOL BALLA – Edhe me gazetarin Sokol Balla, ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar disa intervista, si në Top Channel, Vizion Plus apo Report Tv. Ja disa.

Interviste me Sokol Balla, 8 korrik 2020
Interviste me Sokol Balla, 20 janar 2023. Top Channel

LUTFI DERVISHI – Me gazetarin e njohur, Lutfi Dervishi, Yuri Kim ka një raport të veçantë, pasi e njeh shumë mirë, edhe jashtë sferës gazetareske.

Interviste me Lutfi Dervishin, 14 prill 2021

Kryediplomatja amerikane ka zhvilluar intervista thuajse në të gjitha televizionet e rëndësishme në Shqipëri.

Me Blendi Salaj të A2 News CNN (9 qershor 2020)

Me Ilva Taren e Euronews Albania (13 maj 2020 )

Me Erla Mëhillin po të Euronews Albania (19 janar 2021)

Me Anila Hoxha te Top Channel (10 nentor 2021)

Me Bieta Sulon e Top Channel (7 mars 2023)

Ambasadorja amerikane ka zhvilluar edhe bashkëbisedime të shumta virtuale, për të njohur një Shqipëri ndryshe nga ajo protokollare, për të njohur edhe më thellë dhe në një spektër më të gjerë realitetin, shpesh herë të komplikuar dhe kompleks shqiptar.

 

 

Për një ambasador të SHBA – veçanërisht në një vend pro-amerikan si Shqipëria – kërkesa për një intervistë televizive është e shpeshtë, dhe shpeshherë këmbëngulëse. Kjo jo domosodoshmërisht, për shkak të impaktit të deklarimeve të tyre, por edhe si një shenjë mikpritje të një miku të cmuar.

Kodi “Besa” i mikpritjes televizive ndaj Yurit ka qenë simbolika e tandemit perfekt “Kim – TV”.

Ambasadorja e vendit më të fuqishëm të botës, partnerit strategjik më të rëndësishëm për shqiptarët, ka ditur të menaxhojë ftesat e panumërta, duke mos refuzuar as gazetarët e mirënjohur të një televizoni shtetëror apo të madh privat, duke respektuar gazetarët e rinj të një mediaje kombëtare apo lokale, duke treguar atë që diplomatët amerikanë e kanë në ADN-në e tyre. Respektin!

Kim tregoi në intervistat e saj një Shqipëri që bën progres, që di të përballet me sfida ekonomike, gjeopolitike, rajonale apo ndërkombëtare.

Një Shqipëri që ka një mike të madhe: SHBA!

 

 

Tiranë, më 18 prill 2023

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…