“Eliksiri i një ëndrre”, një ditë në ekspozitën erotike të Dastid Milukës

Një ekspozitë e artit modern, ku mbizotëron erotika dhe fantazia. Nudot e bukura të stilizuara


Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

“Elixir of a dream” – “Eliksiri i një ëndrre”.

Kështu titullohet ekspozita e piktorit Dastid Miluka, e hapur në hotelin luksoz me “pesë yje”, Maritim Hotel Plaza Tirana, struktura më e lartë e industrisë turistike në kryeqytet.

Një ekspozitë e artit modern, ku mbizotëron erotika dhe fantazia. Nudot e bukura të stilizuara. Joshëse. Intriguese. Kanë brenda kornizave eliksirin, ashtu si lëngu magjik i shampanjës nxit imagjinatën me sekuenca përfytërimi ekstaze. Pikën “G” të kënaqësisë sublime!

“On the beach” – “Në plazh” –  ku mbizotërojnë nuancat e portokollisë dhe të kuqes – është dhe puna që kulmon ekspozitën më intriguese të hapur në rokaqiellin në qëndër të Tiranës, brenda zonës ideale tregtare edhe të biznesit, vetëm tri minuta larg nga Parlamenti i Shqipërisë dhe Galerisë Kombëtare të Arteve.

Intimitetet e femrës, në çastet e tyre më të pafajshme, nuk mungojnë në vizatimet e guximshme të Milukës, që jeton prej dy dekadash në Perëndimin ku nuk ka tabu.

“Fantazia dhe ëndrrat janë streha më intime e një artisti. Aty ai gjen burimin më të pastër të shpirtit të tij dhe pjesët e munguara të kësaj enigme të madhe të jetës”. Kjo shkruhet si vetëprezantim i artistit në faqen e tij në internet: www.dastid.com.

Piktori Dastid Miluka është një emër i njohur në botën e artit shqiptar. Ose, më saktë punët e tij janë të njohura për mua. E ndjek prej disa vitesh dhe kam parë veprat e tij, të ekspozuara te Muzeun Historik Kombëtar, te “Bujtina e Gjelit” apo në ambiente të tjera.

Ekspozita te “Bujtina e Gjelit”
Ekspozita te Muzeu Historik Kombëtar. Kuratori austriak Karl Bauer dhe Dastid Miluka

 

I diplomuar për skenografi dhe dizajn kostumesh në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Miluka ka zgjedhur që nga viti 2003, Brukselin, si shtëpinë e tij, kryeqytetin kozmopolit të Belgjikës, i cili është njëherësh edhe selia e Bashkimit Europian.

Një piktor me individualitet të spikatur, Dastid Miluka, është prej vitesh një nga artistët më të veçantë që ka prodhuar shkolla shqiptare.

Harmoni ngjyrash. Tematikë e vecantë. Këndvështrim unik. Interpretim virtuoz. Një kompozim elementësh piktoreskë, që e dallojnë veprën e tij qysh në shikim të parë dhe memorizohet lehtësisht në kujtesë.

Me Dastid Milukën më lidh një miqësi komplekse, sa jetësore aq dhe mistike. Me miq të përbashkët shqiptarë dhe veçanërisht hebrenj.

Kur Dastidi lajmëroi në rrjetet sociale hapjen e ekspozitës te “Maritim Hotel Plaza Tirana”, ndjeva një kënaqësi të madhe. Një rikthim në vitin e largët 1981, kur 42 vjet më parë konkurroja për një vend në Institutin e Lartë të Arteve.

Si një botues i medias online, TiranaDiplomat.com, gjithmonë  i mbështes artistët.  Dastid Miluka është një nga më interesantët. Me një tavalocë ngjyrash në kontrast dhe harmoni. Me një linjë vizatimi shumë ekspresiv.

Piktori Dastid Miluka dhe Dash Frasheri, botuesi i TiranaDiplomat.com

 

“Te arti shqiptar dominon ngjyra. Mënyra e jetesës është shumë solare: diell, dritë. Ngjyra bëhet natyrshëm pjesë e imja”, thotë Miluka për TiranaDiplomat.com.

Po nga buron ky frymëzim i tij? Ky individualitet i tij? Kjo prepotencë e bukur artistike?

“Frymëzimi është diçka e lindur. Për mua është një mënyrë të shprehuri. Arti figurativ ka qenë brenda meje qysh fëmijë”.

Ngjyra të ndezura: shumë idilike, shumë erotike.

“Harmonia e ngjyrave është e rëndësishme për mua. Në, fakt përdor ngjyra të forta, të përpunuara. Të balancuara. Kam lindur në Shqipëri, në një vend të ngrohtë. Kështu jam edhe unë në veprat e mia”, tha Miluka.

Dastid Miluka në Paris

 

Ekspozita e parë e Milukës në Bruksel daton në vitin 2003, 20 vjet më parë, por punët e tij i ka ekspozuar përveç Tiranës edhe në Zvicër (Lugano) dhe Francë (Paris).

Brukseli është qendra politike ku merren vendime të rëndësishme për fatin e Europës së Bashkuar, por për Dastid Milukën është një qendër arti.

“Belgjika ka një traditë artistike që vjen qysh nga Mesjeta, me përfaqësues të shquar të artit flamand si Peter Pavel Rubens apo  Pieter Bruegel. Belgjikën do ta quaja një shtet surrealist dhe e ka frymëzuar këtë lloj zhanri”, thotë Miluka.

 

Po, kujt i ngjan Miluka nga artistët e mëdhenj: kubistit Pikaso, surrealistit Dali apo impresionistit Van Gog?

Me Marina Picasso, mbesa e Pablo Picasso, disa vite më parë.

 

“Në fakt, nuk është se janë emrat ata që të japin frymëzimin. Më tepër është puna e tyre. Stili i tyre. Nga veprat kupton që ky është Pikaso, ky tjetri është Dali. E rëndësishme është sa sa ndikon te ty, apo frymëzimi që merr prej tyre, shndërrohet edhe në gjuhën tënde artistike apo shprehitë e tua”, thotë Miluka.

Vizitorët e ekspozitës janë artitstë, piktorë, arkitektë, dashamirës të artit.

“Pikturat e Dastid Milukës dallohen për imagjinatën, ngjyrat e forta dhe të fuqishme”, thotë Elena.

Marsi është një të ftuarat speciale në inaugurimin e ekspozitës. Kureshtare për çdo detaj të veprave të ekspozuara. Fotografon çdo punë të Dastid Milukës.

Arkitekti dhe piktori Ols Plasa është një nga miqtë e Milukës. Po çfarë mendon ai për veprat e ekspozuara?

“Dastidi në pikturën e tij është shumë i vecantë. Ka një stil të tijin, të cilin nuk e shikon te piktorët e tjerë, kryesisht shqiptarë. Ka kolorit, por mbi të gjitha ka një ide, si ato ëndrrat fëminore.

Po t’i shikosh të gjitha punët nuk ka përkujdesje, por një stil dashurie fëminore, sidomos në pikturat që kanë lidhje me fëmijërinë e tij. Dastidi nuk hyn te piktorët lindorë, por tek ata r europianë.

Më pëlqejnë nudot e realizuara prej tij, pasi i stilizon, nuk lë asgjë në formë normale”, thotë Plasa për TiranaDiplomat.com.

Gazetari dhe moderatori i njohur, Drini Zeqo, ishte një nga të ftuarit specialë.

“E njoh Dastidin prej gati 15 vitesh. Fillimisht e kam njohur përmes rrjeteve sociale. Krikuam një lloj komunikimi. Ka një stil shumë të vecantë, që e bën unik Milukën.

Kjo më bëri ta thelloj miqësinë me të. Të kuptoja si i ideonte pikturat, si i zhvillonte ciklet e tyre dhe përmes kësaj ai u bë i identifikueshëm midis artistëve shqiptarë.

Jam i kënaqur që ai njihet edhe në botë dhe është i krahasueshëm me piktorët më të mirë në botë”, thotë Zeqo, moderatori i televizionit A2 CNN News.

Dastid Miluka është një piktor shumë i mediatizuar, si në median shqiptare, ashtu edhe në të huaj. Për të dhe artin e tij shkruhet vazhdimisht. Ashtu si edhe ai pikturon vazhdimisht!

 

Posted by DashArt.al on Thursday, April 20, 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…