Ivi Kaso: Kolegji Zgjedhor po vepron njësoj si gjykatat e Enver Hoxhës

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ngre akuza ndaj Kolegjit Zgjedhor


Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ngriti akuza ndaj Kolegjit Zgjedhor se po vendos në emër të qeverisë se kush do të jetë drejtuesi i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë“.

Sekretari për Çështjet ligjore në Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi sot se, “Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur të veprojë si togë pushkatimi, jo trupë gjyqtarësh të Republikës, duke i hequr të drejtën opozitës që të caktojë drejtuesin e koalicionit në vendoret e 14 majit”.

“Ankimimi që opozita i bëri vendimit të KAS u rrëzua, duke i kthyer institucionet e drejtësisë nga rojtarë të balancave, në roje të tekave të pushtetit. Ndërhyrja flagrante në të drejtën e një koalicioni zgjedhor dhe politik për të caktuar vetë, me vullnet të lirë, vendim të pjesëmarrësve dhe simbolikë politike, drejtuesin e fushatës, është vendim që jehon nga katakombet e viteve 45-48, kur gjykatat e Enver Hoxhës vranë me dekrete gjakatare çdo grimë të pluralizmit në vendin tone”, tha ai në një deklaratë për mediet.

Sipas tij, “kjo ndërhyrje në simbolikën politike, që është e drejtë ekskluzive e organizatave politike dhe nuk caktohet me gjykatë, dhe për më shumë nuk u përket gdhënjve të drejtësisë tonë, që gdhihen me urdhra të qeverisë e ngrysen me torba të ryshfetit poliitk, fyen edhe studentët e dobët të Jurisprudencës”.

“Edhe për drejtësinë tonë, që nuk ka turp kur bëhet vegël dhe vetëm si vegël e ngre çekanin për të marrë vendime, ky ishte një rekdord i zi. Me këtë vendim, togat e Kolegjit u thanë shqiptarëve se, edhe të zotin e shtëpisë ta caktojnë ata, sipas dëshirës që shpreh qeveria. Ky vendim është politik dhe jo juridik, dhe si i tillë do të trajtohet. Është kundër pluralizmit dhe vetëm si i tillë do të kujtohet. Është vërtetim se ndarja e pushteve nuk ekziston dhe vetëm si i tillë do të regjistrohet”, deklaroi Kaso.

Ai theksoi se, “ky vendim, sa ç’tregon dorën e hakmarrjes së drejtësisë të varur nga qeveria, dëshmon edhe frikën që e ka kapur këtë të fundit”.

“Ditën, Rama-Balla e Gjiknuri-Balluku dalin e thonë në media se fitojmë kaq e aq, dhe natën paguajnë vendime për të eleminuar kundërshtarin. Nëse janë kaq të fortë, pse investohen kaq fort, duke turpëruar pengjet e tyre në drejtësi, të cilët mund t’i përdornin për halle të tjera. Por, halli i tyre dihet: të mësuar duke fituar afrofe apo duke vjedhur vota me banda dhe resurse shtetërore, Edi Rama kërkon të mbajë në dorë çdo siguresë të 14 majit”, deklaroi Kaso. /ATSH

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.