Kaltrina Kotori, krenaria e Përmetit
Nxënësja e Shkollës “Meleq Gosnishti” klasifikua e treta në pingpong në rang kombëtar
KRENARIA JONË!
Një lajm të bukur duam të përcjellim sot.
Dje në mbrëmje, u zhvilluan në pallatin e sportit të qytetit të Shkodrës garat individuale në sportin e pingpongut për djem dhe vajza U-13.
Nxënësja 11-vjeçare KALTRINA KOTORI u klasifikua e treta.
KALTRA, nxënëse e klasës së V-A e mësuese Erikës, është nxënëse me rezultate te larta në mësime.
Ajo është anëtare e rregullt e bibliotekës ku është shpallur edhe “Miku i vogël i librit”, është pjesëmarrëse aktive në veprimtaritë artistike të klasës dhe të shkollës, një shoqe që gjithmonë tregohet e papërtuar për të ndihmuar shokët dhe shoqet.
Urimet më të përzemërta KALTRINA !
Suksese të mëtejshme të dëshirojmë bashkë me trajnerin e përkushtuar Et’hem Bejo !
Jemi krenarë për suksesin e arritur !
Shkolla “Meleq Gosnishti”,
Përmet