Metodat bashkëkohore për mësimin e shqipes, “ALBAS” në seminarin e zhvilluar në Athinë

Shtëpia botuese ALBAS mori pjesë në Seminarin e organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi


Shtëpia botuese ALBAS mori pjesë në Seminarin e zhvilluar në Athinë, organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, me temë: “Përdorimi i metodave bashkëkohore në mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë.”

Seminari u mbështet nga Qendra e Botimeve të Diasporës dhe institucione të tjera të Shqipërisë që kanë në fokus mbështetjen e gjuhës shqipe.

Të pranishëm ishin mësimdhënës të gjuhës shqipe që zhvillojnë aktivitetin e tyre në mënyrë vullnetare në Greqi, të cilët shfaqën interesim të posaçëm për seminarin.

Ervisa Paloka nga redaksia ALBAS prezantoi paketën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare – Niveli 1”, duke u ndalur te mënyrat e zbatimit të metodave të mësimdhënies me në qendër nxënësin përmes përdorimit të këtij teksti.

Në seminar u prezantuan veçanërisht tiparet e këtij teksti që përmbushin specifikat e mësimdhënies/mësimnxënies në mësimin plotësues.

Mësimdhënësit u orientuan se si mund të punojnë me një tekst të mësimit plotësues, i cili është i hartuar në mënyrë të tillë, që të respektojë dallimet dhe të përmbushë nevojat e interesat e ndryshëm të nxënësve dhe të mësuesve.

Gjatë seminarit u prezantua dhe varianti digjital i tekstit, i cili ofron zbatimin e standardeve të shkollës moderne dhe të shoqërisë së sotme globale.

Shtëpia botuese ALBAS mori pjesë në Seminarin e zhvilluar në Athinë, organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në…

Posted by ALBAS on Tuesday, April 25, 2023

Lexo më shumë nga

Dumani: 150 milionë euro të sekuestruara nga SPAK, goditi thellë kulturën e pandëshkueshmërisë

SPAK ka goditur organizata kriminale që më parë as mendohej të prekeshin.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: 150 milionë euro të sekuestruara nga SPAK, goditi thellë kulturën e pandëshkueshmërisë

SPAK ka goditur organizata kriminale që më parë as mendohej të prekeshin.