Bejko me biznesin në Tiranë: Krijim i tre zonave të lira ekonomike në Kërrabë, Arbanë dhe Ndroq

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit


Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit, të cilëve u prezantoi programin e tij, nga ku premtoi më shumë mbështetje për këtë sektor nëse e votëbesojnë më 14 maj.

Bejko tha se, “do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, si edhe do të përgjysmojmë e taksën e pastrimit për bizneset.

Po ashtu, Bejko premtoi edhe përgjysim të të gjitha taksave vendore.

Kandidati për Tiranën, u ndal edhe në qeverisjen e Erion Veliajt, për të cilin tha se, kanë mbytur me gjoba bizneset dhe tha se, programi i tij parashikon një marrëdhënie më të mirë mes këtyre dy palëve.

Bejko shtoi se, “bashkia do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi, në mënyrë të tillë që gjobat të mos jenë normalitet për bizneset”.

“Çfarë i duhet ekonomisë? Më pak gjoba, më pak presion nga ana e punonjësve të bashkisë dhe më shumë komunikim për të krijuar një lloj relaksi, për të kuptuar që bashkia dhe biznesi nuk janë armiq, nuk janë macja dhe miu, por janë partner. Bashkia që në do të drejtojmë, nëse qytetarët na japin besimin do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi, në mënyrë të tillë që gjobat të mos jenë normalitet për bizneset, por raste përjashtimore”, tha ai.

Sipas Bejkos, “qëllimi është, jo ta ndjekim biznesin dhe ta gjobisim, por ta ndihmojmë që të mos gabojë. Nëse arrijmë të krijojmë këtë lloj komunikimi, edhe biznesi do ndihet më i relaksuar, do të ketë më shumë besim dhe do të kërkojë të bashkëpunojë me bashkinë”.

“Politikat tona dihen, nuk janë sekret, ne jemi për politika të tilla të zhvillimit me më pak taksa. Ne kemi menduar që të heqim taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, përgjysmimin e taksës së pastrimit për bizneset. Do të krijojmë lehtësi fiskale”, tha ai

Po ashtu, Bejko premtoi më shumë mbështetje për fermerët vendas dhe për këtë, tha ai, do të ndërtohen 5 qendra polifunksionale në hyrje dhe dalje të Tiranës, në të cilat do iu jepet prioritet prodhimeve vendase. Këto qendra do të vendosen në Kamzë, Kashar, Vaqarri, Lundër dhe zona e Tufinë. Në këto qendra do të ketë edhe parking mbi dhe nëntokësor.

Bejko tha se, do të krijohen tri zona të lira ekonomike në zonën e Kërrabës, Arbanës dhe Ndroqit.

“Këto zona të lira ekonomike do të nxisin iniciativën e këtyre fermerëve. Bizneset që do punësojnë mbi 50 punëtorë do subvencionohen edhe nga ana e bashkisë që përshembull mund të marrë përsipër të paguajë sigurimet shoqërore me qëllim që biznesi të nxitet për të punësuar më shumë punëtor. Në zonat rurale do të nxitet turizmi malor, agroturizmi dhe kulinaria. Interaktiviteti mes zonës rurale dhe urbane do jetë miqësore dhe i aksesueshëm”, tha ai. /ATSH

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi