Tri foto – tri sfida – tre kapituj brenda një jete!

Sfidat vazhdojnë. Tri pamje, tri periudha, tri transformime, po personazh i njëjtë. Jeta në transformim, të ndryshon.


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

E kam me veten. Se kisha menduar se mund të shkruaj kështu. Rrëmim, apo bubrrim fotosh nga arkiva e pasur, e asaj që quhet jeta ime. Janë tre pamje, i njëjti emër. Jeta ka fillim, ka vazhdim dhe ka edhe një fund.

E kam trajtuar jetën si një avion. Shumë e vështirë ngritja e avionit. Më pas anija ajrore, merr kursin e planifikuar. Këtu ndjehesh komod. Dhe problematika krijohet sërish në ulje. Jo pa shkak, kur avioni përplas “këmbët” në tokë, brenda kubesë përplasin duart. Në kësi rastesh populli thotë:” Qendro me këmbë në tokë”.

Pamja e parë

Nuk po e tregoj se ku ndodhem. Le të kërkoj lexuesi. Por moshën po. Duhet të jetë viti 1957-58. Jam apo s’jam në klasë të parë. Vite të fillimit të jetës, të atij fluturimi që nuk i dihej kursi.

Pamja e dytë

Është viti 1968-69. Maturant. Sfida e jetës troket fuqishëm. Çfarë do të vendos të bëhem? Shumë mendime, baraz një vendim.

Pamja e tretë

Zgjodha foton e meditimit, meditim që vazhdon duke marrë bekimin e detit. Njeriu dhe deti, binom i prekshëm kur jeton në Durrës. I kreva detyrimet. Jetë me përpjekje, ku kam ecur me hap, më pas kam vrapuar, rrëzuar, dëmtuar, mjekuar, ringritur, pranë fataliteteve të ekzistencës, për të ardhur tek ky meditim.

E jeta kështu e paska. E shkurtër thuhet, veçanërisht kur e jeton itensivisht.

Profili i përshtatet vazhdimisisë të ndarë në periudha. Gjykon! Mendon! Reflekton!

Personalisht jam i mendimit, që ndodhem në një fazë të jetës kur kthej kokën, për të parë se si kam ardhur deri këtu. Jam i përqendruar kur gjykoj kështu.

Sfidat vazhdojnë. Tri pamje, tri periudha, tri transformime, po personazh i njëjtë. Jeta në transformim, të ndryshon.

Nëse kam bërë 3-4 mëkate në jetë, të përpiqem t’i ulë sa më shumë, për nuk më falet të bëj të pestin. Nuk kemi kohë kur t’i ndreqim. Kuptoj që edhe në këtë moshë, në mos vrapohet ecet shpejt me hap.
Ditët po i mbushe jo thjesht duke numuruar sa herë merr frymë, por se çfarë vendose në këtë frymë, duke iu kënaqur jetës aktive.

Ju kërkoj ndjesë për këtë meditim timin, duke besuar se është i ngjashëm me secilin prej jush i ndodhur në këtë pozicion.

Atëhere këtu po e mbyll. Tri pamje, tri ndryshime, tri kapituj brenda një jete. Po ecim! Po vazhdojmë!
Me kismet, sa më gjatë!

Durrës: 28 prill 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…