Forumi i biznesit “Shqipëri-Gjermani”, Ibrahimaj: Shumë kompani gjermane kanë investuar në Shqipëri

Në këtë forum ishin të pranishëm përfaqësues të 40 bizneseve të reja gjermane “The Young Entrepreneurs”


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në forumin e biznesit “Shqipëri – Gjermani”. Në këtë forum ishin të pranishëm përfaqësues të 40 bizneseve të reja gjermane “The Young Entrepreneurs”.

Ibrahimaj vlerësoi nivelin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe shprehu besimin se forumi i biznesit do të shërbejë për forcimin e tyre në të ardhmen.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj u ndal në angazhimet dhe investimet që qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe po ndërmerr në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të një ambienti tërheqës për investimet e huaja, duke vënë theksin fillimisht tek infrastruktura.

“Infrastruktura është shumë e rëndësishme me qëllim krijimin e një ambienti biznesi të përshtatshëm pasi biznesi, nëse do të vendosë të investojë në një vend të caktuar, do të shohë stabilitetin politik, të cilin ne prej vitesh tashmë e kemi. Po ashtu, do të shohë ndërlidhjet, interkonjeksionin, interkonjeksionin rrugor, detar, portual dhe aeroportual, interkonjeksionin në lidhje me energjinë elektrike apo me linjat e internetit. Të gjitha këto që sapo përmenda janë investime madhore që Shqipëria tashmë i ka filluar”, tha Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje faktin se Shqipëria do të nisë këtë vit ndërtimin e një porti të ri tregtar në Durrës dhe do të vijojë investimet rrugore, veçanërisht për Korridorin 8, në mënyrë që të ketë një ndërlidhje shumë të mirë me gjithë Ballkanin Perëndimor.

Nga ana tjetër, Shqipëria po punon në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Open Ballkan, për të krijuar një treg të përbashkët rajonal, i cili do të shfrytëzojë më së miri të gjithë infrastrukturën që është duke u ngritur, duke e lehtësuar tregtinë dhe shkëmbimet me vendet e rajonit.

“Ne po mundohemi që të ecim përpara në procesin tonë të integrimit europian duke e pozicionuar Shqipërinë si një vend konkurrues në krahasim me gjithë vendet e tjera të rajonit”, u shpreh Ibrahimaj.

Në këtë proces të vazhdueshëm të zhvillimit të vendit, ministrja nënvizoi faktin se qeveria e konsideron biznesin si partner kryesor, me qëllim tejkalimin e vështirësive, investimin e përbashkët në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së Shqipërisë.

Ministrja Ibrahimaj bëri një prezantim të shkurtër të ecurisë së ekonomisë së Shqipëri, ku për vitin e kaluar ajo u rrit me 4.8 %, ndjeshëm më lartë se parashikimet edhe të institucioneve ndërkombëtare dhe se sa vendet e tjera të rajonit, ndonëse në kushtet e një krize globale.

“Shqipëria, falë politika që ka ndërmarrë por edhe falë biznesit dhe dëshirës së biznesit për investim, në ato sektorë që japin rritje dhe kanë eficiencë, arriti të realizojë këtë rritje ekonomike dhe ne jemi shumë pozitivë që rritja ekonomike do të vazhdojë dhe në të ardhmen në këto nivele. Gjithashtu, ne patëm nivel inflacioni ndjeshëm më të ulët se sa vendet e tjera, sepse në bashkëpunim me biznesin, vendosëm që çmimet e prodhimit të energjisë elektrike për biznesin të mos rriteshin gjatë vitit të kaluar. Ishte një mburojë që i garantoi biznesit mosrritjen e kostove të energjisë elektrike”, tha ministrja.

Në vijim të fjalës së saj, Ibrahimaj shtoi se: “Ne mundohemi të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer, ta dëgjojmë zërin e biznesit, sepse rritja e kostove të tyre gjatë vitit të kaluar do të kishte qenë me efekt negativ për ecurinë ekonomike. Edhe sot, ndonëse Europa pret ngadalësim, ne shohim që kemi ende shenja shumë pozitive të zhvillimit. Ne kemi një kërkesë të fortë për investime, kreditimi vazhdon rritet, që do të thotë se biznesi është pozitiv dhe ka gjetur kushtet e përshtatshme për tu zhvilluar. Papunësia ka ardhur në rënie, bilanci i pagesave ka qenë pozitive, sektori turistik është në rritje dhe nuk e ka arritur ende pikën kulmore dhe sepse kemi bërë investimet e duhura në turizëm dhe Shqipëria është një vend i përshtatshëm për turizmin dhe bujqësinë. Ne kemi një strategji për diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike, e cila synon që Shqipëria të bëhet një vend eksportues neto i energjisë elektrike në vitin 2029.”

Sa i përket shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, për vitin 2022 ato arritën në vlerën 762 milionë euro, ndërsa flukset e investimeve të huaja direkte arritën në 91 milionë euro.

Aktualisht në vendin tonë ka raste suksesi të shumë kompanive gjermane që kanë investuar dhe kanë zhvilluar më tej biznesin e tyre në sektorë të ndryshëm si bujqësi, në fushën automotive, në fushën e tregtisë, në fushën e IT digjitalizimit, etj.

Të gjitha këto kompani, tha Ibrahimaj, kanë gjetur në Shqipëri një forcë punëtore të aftë për të shërbyer dhe për të mësuar, ashtu si edhe relativisht të lirë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit apo BE.

Gjithashtu, këto kompani kanë gjetur një legjislacion që i përshtatet investimeve të huaja, duke pasur lehtësira tatimore sa i përket sektorëve të caktuar që konsiderohen si strategjikë në vend, por edhe duke pasur lehtësira administrative për investime të llojit strategjik.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraff. /ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…