Transporti ajror, rritet me 53.3% numri i pasagjerëve

Gjatë tremujorit të parë 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 45.087 avionë.


Në tre muajt e parë të vitit transporti i pasagjerëve përmes rrugës ajrore ka shënuar rritje të ndjeshme.

Në transportin ajror operojnë 17 shoqëri ajrore, nga këto 15 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare.

Gjatë tremujorit të parë 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 45.087 avionë.

Numri i mbikalimeve në hapësirën ajrore shqiptare rezultoi 36.701, duke u rritur me 38,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 449,7 tonë, nga të cilat 77,3 % janë mallra të hyrë dhe 22,7 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e parë 2022, volumi i mallrave paraqitet me ulje 6,8 %.

Në tremujorin e parë 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.166.000 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 53,3 %.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) nga ajri në tremujorin e parë 2023 është 333 tonë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është ulur me 10,2 %.

Volumi i mallrave të importuara nga ajri në tremujorin e parë 2023 zë 0,02 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara. /ATSH

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.