“Vjosa N’Fest”, Kumbaro: Promovim i turizmit natyror dhe kulturor!

Lumi Vjosa mirëpret qytetarët për ta festuar e shijuar për herë të parë si Park Kombëtar.


Lumi Vjosa mirëpret, nga e premtja deri të dielën, qytetarët për ta festuar e shijuar për herë të parë si Park Kombëtar.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bën të ditur se, “projekti “Vjosa N’Fest” do të vijë për qytetarët duke i mikpritur ata me plot surpriza dhe evente, por mbi të gjitha me shumë dashuri përmetare”.

Projekti i titulluar “Vjosa n’Fest” synon të promovojë nismat e turizmit natyror dhe kulturor nëpërmjet aventurës, artizanatit dhe kulinarisë, si një strategji për ruajtjen e biodiversitetit përgjatë luginës së Vjosës, por edhe për zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

Do të realizohen tri ditë të plota festival, me aktivitete maratonë në disa qendra të ndryshme të qytetit të Përmetit. “Vjosa N’Fest” do të mbahet në datat 28, 29 dhe 30 prill, duke pritur kështu çeljen e sezonit turistik në datën 1 maj.

Shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar” e ka bërë prioritet mbrojtjen e mjedisit. Për rrjedhojë, turizmi është kthyer në një synim unifikues, me potencialin për të pozicionuar zonën si një destinacion turistik konkurrues, me vlerë në tregun kombëtar, rajonal dhe global.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…