Margariti: Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, shumë shpejt hapësirë dinjitoze
Aktiviteti në Parkun Rinia, u organizua nga shtëpia botuese “Albas” dhe Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë.
Mbrëmjen e djeshme personazhet e përrallave janë ulur në park me fëmijët. Dhe bashkë me ta ka qenë edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Aktiviteti në Parkun Rinia, u organizua nga shtëpia botuese “Albas” dhe Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë.
“Të ulesha mes këtyre fëmijëve, të lexonim përralla e të vizatonim lule e diej, ishte jo thjesht momenti më i bukur e shlodhës i ditës, por edhe më frymëzuesi për punët që çojmë përpara, sepse e ardhmja u përket atyre”, shkroi ministrja Margariti në rrjetet sociale.
“Shumë shpejt Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë do të ketë një hapësirë dinjitoze”, premtoi ministrja, ndërsa kaloi një pasdite mes fëmijëve e prindërve, duke ndarë kënaqësinë e leximit.
“Përrallat e rrëfyera nga aktorët e Teatrit të Kukullave na rikthyen edhe njëherë të vegjël, duke ndjerë edhe më tepër nevojën për të punuar më shumë për të bërë realitet ëndrrat e fëmijëve tanë”, u shpreh ministrja Margariti.