Rama: Do të vazhdojmë mbështetjen për Libohovën

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Libohova se, “qeveria do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e kësaj zone


Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Libohova se, “qeveria do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e kësaj zone, të qarkut Gjirokastër që është e bekuar nga Zoti dhe nga paraardhësit që kanë lënë xhevahire të panumërta”.

Në fjalën e tij gjatë një takimi informues me bizneset për pagat e punonjësve në Libohovë, Rama theksoi se, “më kujtohet kur kam ardhur herën e parë në Libohovë dhe nuk i kam besuar dot syve përballë një realiteti që dukej sikur ishte film, film nga një kohë shumë e largët në një vend të braktisur, të harruar gjithçka ishte e zymtë, çfarë shikojmë këtu sot nuk eksizstonte dhe realisht kam pasur një angushti të madhe dhe pyeta veten, jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera, po Libohvoa ishte një nga këto, si kishte akoma mundësi që kishte akoma njerëz që vazhdonin të rrinin këtu në një lloj kurthi nga ku ishte absolutisht gjëja më e natyrshme që të dilje dhe të vazhdoje të rrije ishte diçka e pabesueshme”.

“Duke parë gjithë këtë mrekulli rreth e rrotull, që qoftë natyra apo Zoti, qoftë paraardhësit i kanë lënë kësaj zone, qysh atëherë e kisha të fiksuar që Libohova ishte një nga pikat ku ndërhyrjet tona do të sillnin jetë, do të sillnin shpresë, ardhmëri”, tha Rama.

Në shumë vende, vijoi kryeministri Rama, “do të sillnin edhe farat e para të agroturzimit dhe të një mudnësie të re për t’i kthyer këto bukuri të natyrës, këto monumente të trashëgimisë kulturore, për t’i kthyer shtëpitë bashkë me to, në mekanizma të ardhurash për arkën e familjes”.

“Jam i bindur se gjithkush që investon në agroturizëm në rast se është në emigracion, në Greqi, fiton më shumë duke investuar këtu investimet e veta, duke hapur derën për të mirëpritur njerëz që vijnë këtu, se sa duke bërë një punë atje e duke marrë një rrogë”, tha Rama.

“Jo vetëm Gjirokastra, por edhe Dropulli, për të mos folur për Memaliaj, Tepelenën apo Këlcyrën dhe Përmetin, ishin realisht në gjendje agonie, zvarritje, në gjendje akute sepse askush nuk kthente kokën për të parë se çfarë potenciali të madh ka kjo zonë. Jo vetëm kaq, por monumentet e kulturës ishin në degradim të vazhdueshëm. E mbani mend shumë mirë kishën se si u shpëtua në buzë të varrit, në momentin e fundit të dhënies së lamtumirës kësaj bote. Kisha është një nga magnetet më të forta për të sjellë njerëzit në Libohovë”, tha Rama.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…