Rama: Përmeti dhe Këlcyra, destinacione turistike

Në takim me banorë të Përmetit dhe Këlcyrës ku prezantoi kandidatët për kryetarë të Partisë Socialiste, Klement Ndoni dhe Alma Hoxha


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se, “kur ne kemi nisur punën, as nuk mund të imagjinohej që Këlcyra të bëhej destinacion turistik dhe të fillonte e të parafytyronte të ardhmen e vet, një të ardhme me një ekonomi familjare të qëndrueshme falë pikërisht turizmit”.

Në takim me banorë të Përmetit dhe Këlcyrës ku prezantoi kandidatët për kryetarë të Partisë Socialiste, Klement Ndoni dhe Alma Hoxha, kryeministri Rama tha se, “më vjen shumë mirë që në këtë rrugëtim drejt 14 majit ka shumë gjëra që flasin vetë, ka shumë punë që flasin vetë, ka shumë vepra që flasin vetë, ashtu sikundër ka plot gjëra që mungojnë dhe që duhen bërë. Por të gjitha ato punë që flasin vetë, përveç se flasin për çfarë është bërë, flasin edhe për faktin se, kush di t’i bëjë punët, kush e ka vizionin forcën për t’i çuar gjerat përpara, kush e ka pasionin dhe njëkohësisht dhe përkushtimin për t’i transformuar bashkitë tona, është vetëm PS”.

“Gjatë këtyre ndalesave me kujtohet hera e parë kur kam qenë këtu, ka qenë një nga mbresat më të zymta të kësaj eksperience në krye të PS-së, këtu nuk ishte asgjë tjetër përveç shëmbëlltyrës së një braktisjeje dhe një rrënimi që dukej i pakthyeshëm. Këlcyra nuk kishte asnjë rrugë të shtruar. Këtu ishte një rrugë plot me gropa nuk kishte trotuar ishin si të ngrëna nga qentë, ca pllaka, ca gropa, ca të ngjitura, ca të thyera, pa diskutuar pastaj gjithë këto hapësira publike të krijuara më vonë, pa diskutuar që s’kishte ujë, asnjë kanal vaditës dhe njerëzit jetonin me sakrifica të jashtëzakonshme dhe askush nuk kishte asgjë tjetër në mend përveç se të ikte”, nënvizoi Rama.

Ndërkohë, vijoi Rama, shtëpitë dukeshin sikur të ishin të dënuara që t’u binte çdo gjë, deri sa të binin edhe vetë.

“Kjo është Këlcyra që mbaj mend unë. Kështu ishte Libohova, Përmeti i braktisur, i katandisur me një hotel të vetëm, të mbetur nga e kaluara, që e mbanin hapur një familje punëtore me 1001 vështirësi, kur nuk mbushej kurrë dhe shumica e dhomave qëndronin zbrazur. Sot jemi në një realitet tjetër, por ju siguroj se realiteti, kudo ku jemi duke ecur përpara, do të jetë krejt tjetër nga ky që është”, tha Rama.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.