Meta: Ta transformojmë Pustecin në një model të agroturizmit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pandi Jani, u shpreh se, ka ardhur koha që më 14 maj Pusteci të ndahet nga qeveria e korrupsionit.


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pandi Jani, u shpreh se, ka ardhur koha që më 14 maj Pusteci të ndahet nga qeveria e korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij Meta akuzoi qeverinë se i ka lënë banorët në këtë zonë pa asnjë mbështetje dhe se në vitet e fundit nuk ka pasur asnjë investim për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Me Pandi Janin do të ketë një drejtim transparent. T’i japim mundësinë Pandit, që me votën tuaj me 14 maj, ta transformojë Bashkinë e Pustecit në një model të agroturizmit, të zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Meta.

“Janë bërë gati 40 km rrugë të asfaltuara nga ish-kryeministri Berisha sepse janë kujdesur që të zhvillohet kjo zonë dhe jo që të braktiset si ç ka ndodhur vitet e fundit. Në 14 maj është koha të ndahemi nga qeveria e korrupsionit që ka kthyer këtë bashki në një çerdhe të korrupsionit”, u shpreh ai.

Ne, vijoi Meta, “do të mbështesim me të gjitha projektet dhe bashkë me Pandin do të jemi me projekte të gatshme edhe për institucionet ndërkombëtare. Do ta mbështesim këtë komunitet për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin e tij”.

“Të punojmë edhe për kishën që të mos e lëmë në atë gjendje. Do të punojmë pafund për t’i dhënë jetë Pustecit dhe për t’i dhënë jetë të gjithë Shqipërisë”, tha Meta.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…