Përse Safet Gjici e meriton të jetë Qytetari i Parë i Kukësit!

Safet Gjici solli progres në Bashkinë Kukës, ndryshime dhe risi të mëdha për të ecur përpara .


Nga Fejzo Subashi

Safet Gjici, jo vetëm hodhi themelet për një të ardhmen më të mirë në Bashkisë Kukës, por solli progres, ndryshimin dhe risi të mëdha për të ecur përpara .

Lufta politike për kryetarin e Bashkisë Kukës, për shumë e shumë arsye është e fortë dhe e rëndësishme, njësoj si përbaltjet në bashkitë e mëdha të vendit.

Këtë përballje në Kukës, kaq të fortë dhe të rëndësishme e bënë edhe fakti, se Bashkimi për Fitoren vazhdon ti qëndroj pretendimit të tyre, se Kukësi është bastion i opozitës. Në fakt e vërteta është krejt ndryshe, pasi nën drejtimin e kësaj bashkie nga Z. Safeti Gjici, nuk mendoj se është ai raport, apo situatë që pretendon opozita.

Analiza imë në këtë shkrim, nuk ka synim të sjelli, apo të bëjë prezent realitetin e situatës së formacioneve politike në këtë bashki, por progresin, ndryshimet dhe risit në këtë qytet dhe bashki, mbas punës konkretë të bërë nga Z. Safet Gjici si Kryetar i Bashkisë Kukës në këto katër vjet si kreu i saj.

Nuk besoj, aq më pak të dëshiroj, si dhe e pa mundur që kontributi im të jetë shumë ndikues në zgjedhjet për qytetarin e parë të Bashkisë Kukësit.

Absolutisht që si njeri i medias por dhe për lidhjet e mia të pa diskutueshme me Kukësin, jo vetëm që nuk më pengojnë, por e ndjej si detyrim që të shpreh opinionin tim dhe të bëjë prezent, nëpërmjet kësaj analizë të hollësishme për vlerat dhe rëndësinë që ka qytetari i parë i Kukësit, jo vetëm për Bashkinë Kukës por më shumë se kaq.

Si fillim unë nuk e paragjykoj, përkundrazi e quaj vlerë, jo vetëm për Bashkinë Kukës, por dhe për vetë Safet Gjicin që ka një rival intelektual, demokrat dhe mbi të gjitha që ka angazhuar një staf me figura dhe staturë me përgjegjshmëri qytetare dhe civile për Kukësin dhe gjithë Bashkinë Kukës.

 

Kjo përballje tregon dhe i jep rëndësinë që ka Bashkia Kukës në të gjitha rrafshet, politik, strategjik, historik, ekonomik e sidomos për vlerat dhe të ardhmen e kësaj Bashkie.

Në këtë postim, nuk do merrem me kandidatin që përfaqëson opozitën e bashkuar, por do mundohem të bëjë prezent atë që bëri Safet Gjici në mandatin që po e mbyll, ku në këndvështrimin tim mbylli një mandat të suksesshëm. Unë nuk mund të bëjë deklarata e të them se Z. Gjici bëri të përkryerën, por më të mirën absolutisht që po, duke i tejkaluar dhe pritshmërinë e qytetarëve të kësaj Bashkie.

Safeti, natyrisht që nuk mund të përmbyste as Gjallicën, as të barazonte Shishtavecin me majën e Gjallicës, por krijoj hapësira, mundësia, lidhje dhe kthehu shpresën se edhe fshati i fundit i kësaj Bashkie ka risi dhe progres nëse është pjesë e vëmendjes dhe kujdesit të pushtetit vendor.

Safeti si qytetar i parë i Kukësit, në këndvështrimin tim, përtej analizës solli Tiranën në Kukës, krejt ndryshe nga ajo që masivizonte në thelb këtë bashki, braktisjen totale të Kukësit, me moton “iki dhe Ti se unë ika”…

Gazetari Fejzo Subashi

Ta ka ënda ta shikosh tani qytetin e Kukësit, sesi është urbanizuar, sistemuar dhe sesi kuksianet u janë kthyer xhirove të mbrëmjeve deri në orëve të vona.

Safeti edhe sikur çdo të ardhur të biznesit të tij të konsoliduar dhe të gjitha fondet e qeverisë ti vinte në dispozicion të Kukësit, nuk do bënte dot më shumë sesa arritja nëpërmjet përkushtimi dhe vënia ne efiçencë e gjithë aftësisë dhe potencialit të tij, si organizator dhe administrator i mirë për qytetin dhe Bashkinë Kukës.

Safet nuk kopjoj, aq më pak nuk kishte qasjen e paraardhësve që të prisnin nga qelli, apo kur të kujtohej kryeministri se ka dhe Kukës, por: Z. Gjici çdo ditë, ministrat dhe kreu i Qeverisë do gjenin mbi tavolinat e tyre projekte pa fund të Kukësit dhe për gjithë bashkinë. Jo vetëm kaq por do përballeshin me Safetin në çdo moment për realizimin e projekteve dhe jo vetëm të mjaftohesh nëpërmjet telefonit apo e- maile-ve.

Safet nuk kishte strategjinë e paraardhësve të cilët kishin hallin e lekëve për kafe për vet, pastaj hallin e Bashkisë, në këtë drejtim Safeti e fillon punën çfarë do i jap sot qytetit, fshatit filan, njësisë administrative fistek, apo gjithë Bashkisë në cilësinë e kryetarit dhe administratorit të Bashkisë Kukës.

Safeti, jo se e përmbysi mentalitetin e drejtimit, por pa frikë mund të themi se e futi në rrugën e revolucionit të ndryshimit , ku në Bashkinë dhe politikën Kukës, përvalonte dominimi maskilist.

Shpresoj që në të ardhmen Safeti ti japi dimensionin dhe vlerat që meritojnë qytetaria dhe inteligjenca feministe dhe roli progresist i saj. Do doja që ky revolucion te gjente jo vetëm përkrahjen që pati në mandatin e parë, por të jetë asi i progresit Kuksian, ashtu si karakterizohet në botën shpirtërore qytetaria Kuksiane dhe mos të ndrydhet nga mentaliteti konservator maskilist. E theksoj këtë se e shikoj risi të Safetit, kur në kampin tjetër shikoj se ky rol, kjo risi nuk ndjehet, nuk shikohet si qasje, aq më pak të mendohet si progres.

Safeti, nuk u tut, as u tërhoq përballë realitetit që ndodhej në Kukës, ku ligji ishte diçka e huaj dhe jo efecient, ai gjeti modalitet e duhura për ti bërë efecientë ligjet dhe shtetin ligjor. Ky ishte jo një risi për pushtetin vendor dhe qeverinë, pavarësisht se duket si një kosto për komunitetin, në të vërtet është risi dhe efikasitet për komunitetin dhe banorët.

Safeti, solli shumë gjëra progresiste në mandatin e parë në Kukës, por jo shkopin magjik, pasi ai ishte aty dhe ku magjia ishin qytetarët, banorët, resurset, potencialet dhe vlerat e kësaj Bashkie me cilësitë dhe vlerat e tyre. Safeti nuk bëri ndonjë shpikje, apo racionalizim, por bëri gjënë e duhur duke punuar për qytetarët dhe me qytetarët, për banorët dhe gjithë banorët e kësaj Bashkie.


Safeti sot në këtë përballje, jo se nuk e ka luksin si konkurrenti të bëjë premtime, por ai ka gjithë të drejtën dhe krenarin të dali ballë lartë në këtë përballje e të prezantoj arritjet dhe çdo gjë të mirë të bërë në këto katër vite.

Safeti e ka kulturën e nevojshme dhe qytetarinë të dëgjoj jo vetëm programin e kundërshtarit, por dhe çdo vërejte, akuze dhe gjykim, pasi kjo është dhe duhet të jetë përballja për qytetarin e parë të Kukësit, por: Safeti ka luksin e madh të përballues me ta pasi në Kukës për katër vjet është bërë shumë fish i asaj që bënë kundërshtarët e tij për dekada, për të mos thënë nuk bën as gjë, ose edhe atë që e bënë, jo vetëm e bënë keq, por edhe të pa dobishme për banorët.

Safeti absolutisht që ka edhe kusure dhe jo vetëm por forca politike e tij për situatën e Bashkisë Kukës që nuk është ajo që meriton Kukësi, por Z, Gjici kurrsesi nuk është përgjegjës dhe fajtor për Kukësin dhe Bashkinë Kukës, ashtu siç është opozita e cila ende e quan bastion të saj Kukësin.

Safeti nëse do ishte Qytetar i parë i Kukësit mbas luftës në Kosovës, ju siguroj se Kukësi do kishte tjetër qasje dhe progres, nga ky i sotmi.

Safeti shkon serbes dhe shumë krenar në çdo fshat, njësi administrative, në çdo familje dhe lagje të kësaj bashki të çdo krahu dhe ngjyre politike qofshin, gjë që nuk bënë vaki për të njëjtin rit nga kundërshtari dhe forcat kundërshtar të tij.

Safeti u bë qytetar i parë i Kukësit, kur Bashkia Kukës nuk kishte vetëm një pikë në çatinë e saj, por nuk kishte çati fare, ndaj duheshin jo vetëm çatia por dhe themelet.

Gjykoj se në mandatin që sa mbylli Safeti, jo vetëm që hodhi themelet me investimet e shumta, por ka filluar të ngrejë kolona të cilat e kanë sigurt çatinë, ndaj zgjedhja e tija si qytetar i parë i Bashkisë Kukës nuk është domosdoshmëri për Safetin, apo par forcën e tij politike, por për qytetarët, banorët, fshatrat, njësinë administrative, qytetin dhe gjithë Bashkinë Kukës.

E theksoj edhe një herë si detyrim tim si person publik se nëse duam të ecim përpara, ku as të mos ndalemi në vend, aq më keq të ecim mbrapsht, qenësia e Z. Gjici Qytetar i parë i Kukësit është domosdoshmëri jo e Safetit, aq më pak e PS- së, por e çdo qytetari dhe banori të Bashkisë Kukës.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…