Padija si shëmti!

Njerëzit përgjithësisht e vënë në dyshim më së shumti nëse…


Nga Dr. Monika Stafa

Njerëzit përgjithësisht e vënë në dyshim më së shumti nëse arti e ka aftësinë për të ushtruar ndikim tek ndjekësit e tij. E vërteta është se e kanë gabim. Ndikimi artistik i tij ose influenca sic quhet sot ne gjuhën e instagramit duket sapo ai shfaqet para syve. Portreti i cdokujt edhe kur është një urrejtës arti apo libri mbart një shije tjetër.

Shijen e shëmtisë.

Por arti apo letërsia nuk ndikon vetëm në sjelljen e cdonjërit që e do apo nuk e do atë. Arti është më tepër se kaq. Arti është politikë. Ai ka qenë gjithnjë pararojë e ndryshimeve politike. Në Evropën Lindore ishin artistët ata, të cilët kishin ndier se komunizmit i kishte ardhur fundi, teksa bënin art e letërsi në llojin e tyre. Ky lloj shpërthimi prej subkoshiencës së tyre tregonte se diçka do të ndodhte.

Me fjalë të tjera, nëse duam të flasim për politikë nuk mund ta anashkalojmë estetikën dhe anasjelltas çdo aspekt i estetikës pashmangshmërisht është i politizuar. Të dy këto nocione, estetika dhe politika, nuk mund të shqyrtohen ndaras. Ato janë nocione që funksionojnë si tërësi.

Shumë kohë më parë, kur u tërhoqa prej artit apo letërsisë, nuk e kisha kuptuar këtë ndikim tek unë. Pastaj mësova se libri apo dhe piktura kishin më shumë sesa kaq. Jo më kot bota e qytetëruar e kish nisur pikërisht nga arti hartimin e kartës së parë të të drejtave themelore të njeriut. Në vende ku bëhej letërsi. Aty ku kishte art.

Po si mund të ndodhte kjo?

Jane Austen, një shkrimtare angleze që shkruante në fund të shek. XVIII dhe fill. të shek. XIX, duket një autore që e pa artin e saj ngushtësisht të lidhur me politikën. Por kjo nuk u konsiderua e tillë nga bashkëkohësit e saj dhe më vonë. Gabimisht ajo u quajt një shkrimtare romantike.

Po përse? Cfarë influence pati ajo në politikë?

Si ndikuan romanet e saj në sjelljet e klasës së mesme dhe të lartë në shoqërinë amerikane dhe britanike?

Jane Austen lindi në 1775, vetëm një vit para se të niste Revolucioni Amerikan. U cilësua shkrimtare për të paktën tre dekada të jetës së saj, duke filluar të shkruajë seriozisht gjatë adoleshencës.
Jetoi në një epokë revolucionesh. Jo vetëm revolucionin amerikan por dhe atë francez, revolucionin industrial dhe atë që disa e kanë quajtur si revolucionin më të gjatë që ka ndodhur ndonjëherë, revolucionin për të drejtat e grave. E që ende nuk ka përfunduar.

Kush e lexon Jane mendon së pari se proza e saj është romantike, mbushur me shqetësimet e një adoleshenteje për të rënë në sy në oazin e saj të bollëkut dhe rehatisë. Por gabohen. Në letërsinë që ajo bën, Jane ndan elemente të ndryshimeve të mëdha politike që po ndodhin në botë dhe ajo është tërësisht e influencuar prej revolucioneve të epokës që jetoi.

Gjatë kohës kur Jane Austen shkruante shoqëria britanike nuk ishte e ndarë vetëm në klasa të ndryshme shoqërore, por kishte një ndarje të qartë midis grave dhe burrave. Ndërsa burrat u angazhuan në detyra publike duke përfshirë politikën dhe biznesin, vendi i grave ishte në shtëpi. Detyrat e tyre zakonisht përfshinin thjesht edukimin e fëmijëve.

Kështu, gratë jo vetëm që mbaheshin me qëllim larg sferës publike, por ato u dënuan te kenë një jetë te mbushur me përtaci dhe krejt të parëndësishme.

Në romanet e saj Jane përveçse kundër çdo autoriteti dhe kundër cdo lufte, është e pazakontë edhe në ofrimin e heroinave aq të forta dhe të pavarura si ajo i përshkruan. Ndoshta kjo është një prej disa arsyeve përse sot e ngaherë, vajzat dhe gratë i kërkojnë romanet e saj.

Është e rëndësishme të kujtojmë gjithmonë se letërsia apo cfarëdo arti nuk krijohet në vakum.

Në atë rrëmujë revolucionare për kërkim të drejtash, pronarët e mëdhenj të tokave hartuan një ideologji kundërrevolucionare që mbështeste fort stabilitetin e sistemit hierarkik britanik. Ata financuan të bërit letërsi dhe forma të tjera arti për të mos i lëshuar shumë prej përfitimeve të tyre. Kështu, J. Austen u përfshi si një anëtare e brezit kundër-revolucionar. Veprat e saj të para u krijuan në mes një “gjuetie kulturore shtrigash”.

Megjithëse ishte pjesë e klasës konservatore moderne që po lindte në këtë kohë në Angli, ajo si cdo shkrimtar kishte dy anë të personalitetit të saj.

Njihte errësirën po aq edhe dritën.

Kam lexuar dikur një frazë të mrekullueshme e që më vjen ndërmend sa herë padija e shëmtisë ma prish ditën. ‘Të dish dhe t’u bësh të ditur të tjerëve nga vjen’ nuk do të thotë aspak se po bën propagandë por thjesht do të thotë të kesh forcën intelektuale për të frenuar gjuhën e shëmtisë ndaj tjetrit edhe kur nuk e pëlqen për shkak të cdo lloj arsyeje. Që më së shumti e kudo është krejt banale.

Do të thotë në fund fare të pranosh magjepsjen/ bukurinë e cdokujt edhe si kriter domosdoshmërisht bashkëpunimi.

Që në gjuhën e J. Austen do të thotë të pranosh fuqinë e të qenit i bindur, si dhe fuqinë e të qenit në gjendje të arrish të bindësh.

E kur këtë nuk gjen forcë ta arrish dot, Jane shkruante se atëherë edukimi yt është tejet i mangët.
E bëjmë dot?

Sot ne rubriken e librit, ne Top Channel

Ana Eliot- Jane Austen; një klasik i pakohë, kremton qëndrueshmërinë në dashuri, në një kohë trazirash e ndryshimesh. Xhimi Lazri Botimet Living

-Vitrina e librit/ Ëndërr amerikane- Eris Rusi; Historia e jashtëzakonshme e Beqir Potkës nga ferri komunist drejt Tokës së Premtuar. Rrëfimi i Potkës, është zëri i një njeriu që ka jetuar në dy kohë të ndryshme. Botimet Toena

Por nuk mbaroj ketu. Surpriza vazhdon… e gjeni dot cili eshte personazhi i Exclusive sonte?

Qe i bukur në jetë, i bukur në skenë dhe po aq miqësor në shoqëri. Mbiemri i tij duket e përligjte këtë karakter të tij, “gioia” që në shqip na vjen si “gëzim, lumturi, hare”. Dhe destini ky qe. Megjithëse i mbylli sytë në trishtim, përcjellja e fundit do ta ketë ngazëllyer shpirtin e tij të trazuar. Nderimi që ju bë spontanisht e ngriti më lart figurën e tij. Dashuria qytetare pa protokoll, triumfoi ndaj sistemit solemnisht.

Cili eshte ai?

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…