“Borgjezi Fisnik” mbërrin në Durrës!

13 aktorë, regjisorja, 5 muzikantë dhe 6 aksesorë të tjerë funksionalë, janë trupa e “Borgjezit Fisnik”


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Erdhi Molieri, ta mirëpresim!

Babai i komedisë franceze Zhan Batist Piklen –Molieri, lindi me 15 janar 1622 dhe u nda nga jeta me 17 shkurt 1673. Ndër komeditë pikante të tij është edhe “Borgjezi Fisnik”.

Durrësi dhe Teatri. Binom i hershëm, me traditë dhe histori. Ndoqa çfaqjen “Borgjezi Fisnik” , nën interpretimin e trupës profesioniste të teatrit “A. Moisiu” të Durrësit. Pata rastin të takohem me miqtë e vjetër. Myftar Kurtin dhe të shoqen e tij Violetën, të bijën Mirela Ylli, që dreton Bibliotekën Publike të Durrësit. Ishte edhe Naim Nova nga kuadrot më pikantë të kulturës.

Ajo që më gëzoi dukshëm ishte, se çfaqjen e ndoqa me mbesën time të ardhur enkas nga Tirana. Ajo i njihte të gjithë aktorët dhe mbetej simpatizante e shumicës prej tyre. “Vdes” për aktorin Gentian Zenelaj.

Më tërhoqi vëmëndjen prania e artëdashësve durrsakë, të cilët njihen si fisnikë të artit dhe veçanërishtë të teatrit. Të vëmëndshëm dhe autoritarë në sallë. Të fisëm si mund të shprehem. Dhe shkonte mjaft mirë “Borgjezi Fisnik” në prezencën e një shikuesi fisnik.

Reagime të matura ndaj batutave dhe lojës aktoreske. Regjisorja Dervishi se ka patur të lehtë ta vendosë në një këndvështrim origjinal dhe të kohës këtë komedi, që është luajtur herët në teatrin shqiptar nën intrepretime të kolosovë të skenës.

100 minuta të aktivizimit në skenë të komedisë, nuk u ndjenë për pasojë suksesi trajtohet si i fituar. Geana e klasës së gjashtë, duartroikiste pa pushim dhe në fytyrën e saj lexohej humuri që krijonte trupa. Për koicidencë në shkollën e saj në Tiranë, klasa po punon me këtë komedi, për ta çfaqur para nxënësve.

13 aktorë, regjisorja, 5 muzikantë dhe 6 aksesorë të tjerë funksionalë, janë trupa e “Borgjezit Fisnik”, që u ndoq me shumë kulturë nga publiku fisnik durrsak. Nuk do të kaloj në analizë. Thjesht po shpreh një mbresë.

Kënaqësia që kalova ishte e dyfishtë, pasi kisha pranë mbesën time të dashur, Gean. Teatrit “A. Moisiu” dhe drejtorit të saj Elio Bajramaj, i uroj arritje të tjera më të ndjeshme, më të prekshme. Durrsakët e meritojnë këtë.

———-
Durrës: 30 prill 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…