Një “gjenerale” si Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.


Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

Një “gjenerale” si Yuri Kim!

Po! Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka treguar profilin e një strategeje ushtarake! E denjë për ushtrinë më të fuqishme në botë, atë të Shteteve të Bashkuara.

Ambasadorja amerikane është diplomate e detajeve. Ka mënyrën e saj të shikimit të gjërave. Shikon shumë larg. Në horizontin e pamatë të miqësisë SHBA-Shqipëri.

Si përfaqësuese e Shtetit me ushtrinë më të rëndëdishme në planet, ajo është e vetëdijshme për rolin e saj si Ambasadore e Shteteteve të Bashkuara.

Ambasadorja Kim ka dhënë mesazhe të forta, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ushtarake midis dy vendeve.

Në maj të vitit 2021, me pjesëmarrjen e veçantë të tre gjeneralëve më të lartë të Aleancës së NATO, por edhe të mjaft autoriteteve të larta nisi nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “Defender Europe 2021”.

SHBA ka dhuruar në vazhdimësi ndihma ushtarake për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, për ta bërë ushtrinë shqiptare edhe më të fortë, Shqipërinë edhe më të sigurt, brenda kuadrit të NATO-s.

TAKIME ME MINISTRAT E MBROJTJES

Ambasadorja Kim ka zhvilluar takime të rregullta me ministrat e Mbrojtjes, Olta Xhacka dhe Niko Peleshi, apo ka shoqëruar ushtarakët e lartë amerikanë, të cilët kanë ardhur për vizitë pune në Shqipëri.

Kur mbërriti në Shqipëri ajo zhvilloi takimin e parë me Shefin e Shtabit të Përshgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade, Bajram Begaj (sot Presidenti i Republikës) …

… dhe po e mbyll misionin diplomatik të saj me një tjetër Shef, Arben Kingjin.

Presidenti i Republikës është njëherësh edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por edhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë historikisht mbrojtësja më e madhe e Shqipërisë. Dhe SHBA është shumë e dashur në Shqipëri.

Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë, përcolli vendimin për ngritjen në Shqipëri të një shtab të Forcave të Operacioneve Speciale të SHBA-ve.

Yuri Kim është një adhuruese e zjarrtë e Skënderbeut, Heroit Kombëtar të Shqiptarëve.

“Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve”, shkruan Kim në një postim të saj në rrjetet sociale (6 maj 2022), të shoqëruar me këtë foto.

Ajo ndodhet shpesh midis ushtarëve amerikanë që vijnë për stërvitje në Shqipëri. Kujdeset për ta. Bën shaka me ta. Ushqehet bashkë me ata.

“Gjeneralja” Yuri Kim ka qenë e pranishme thuajse në cdo ceremoni ushtarake, si kjo e kreut t Detashmentit të Sigurisë Detare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Joseph Matti, i cili u gradua rreshter i armëve gjatë një ceremonie speciale në Sheshin Skënderbej të kryesuar nga ambasadorja.

Apo kur Kryeministri Edi Rama nderoi komandantin e NATO-s, Tod Daniel Wolters me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.

Ushtarët amerikanë janë të mirëpritur në Shqipëri, shihen si heronj vecanërisht nga fëmijët.

 

—/—

POLICIA

GJENERALJA E REFORMES NE DREJTESI

SHBA është një nga financueset e Reformës në Drejtësi që po zhvillohet me sukses në Shqipëri. Një vëmendje të vecantë Kim i ka kushtuar marrëdhënieve me SPAK, si me ish-kreun Arben Kraja dhe atë aktual, Altin Dumani. Madje me këtë të fundit, duket se ka një raport edhe më të ngushtë.

Dhe po kështu e ka vizituar jo rrallë herë Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kim e ka të qartë se postulati më i njohur i drejtësisë është: “Ligji është i barabartë për të gjithë”. Ajo ka kërkuar vazhdimisht ndjekjen e rasteve të korrupsionit, pavarësisht se kujt partie i përkasin, apo cfardo niveli që të jenë. “Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ajo në një postim në Twitter (19 tetor 2022), pas një takimi me përfaqësues të Gjykatës Speciale.

Po, Ambasadorja Kim është Gjeneralja Yuri, pasi Shqipëria nuk ka mbrojtëse më të madhe se SHBA!

 

KOLAZH ME FOTO

 

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…