Fitnes, si stil jetese!

Vështirë se gjendet një përcaktim universal i fitnesit dhe i komponentëve të tij, por pranohet nga të gjithë se komponentët fizikë dhe fiziollogjikë të fitnesit kanë një impakt të drejtpërdrejtë në statusin e shëndetit të secilit nga ne.


Nga Prof. Dr. Perparim Ferunaj
Instruktor fitnesi dhe trajner personal ne USA

Në Qershor 2008 dhashë një leksion tëhapur në anglisht me temë fitness. Ishte  fundi I masterit europian për shëndet dhe aktivitet fizik, dhe kandidatët për diplomim ishin të ftuar të zhvillonin një leksion në anglisht. Kërkova të më fusnin në axhendën e ditës dhe tema m’u aprovua. Tema ishte mbi Fitnesin dhe auditori do të ishte me professorët tanë të nderuar që kishin ardhur në Tiranë nga Italia dhe Austria  me rastin e vlerësimit  të temave përfundimtare, pedagogë dhe studentë të interesuar të Universitetit të sporteve.

E hapa leksionin me dy kandidatët për president Bush dhe Kerry , të cilët ishin konkurentë për president në USA në zgjedhjet e 2004. Bush fitoi me 50.7 % të votave. Kjo foto flet qartë se ata konkuronin dhe kush ishte më në formë. Bush pëlqente vrapimin e lehtë dhe peshëngritjen, ndërsa Kerry preferonte skitë dhe serfin në ujë. Edhe sot, 19 vjet më vonë të dy janë në formë të mirë fizike.

Cila ishte rutina e Presidentit Bush? Ai zgjohej në 5 të mëmgjesit, dhe shkonte në zyrën ovale në 6,45 dhe gjithmonë e kishte fiksim që edhe punonjësit të vinin në kohë. Merrte pushim para dreke dhe bënte vrap ose ngiste biciklet. 8 orëshin e gjumit e kishte rregull. Ndryshe nuk do ishte I mprehtë dhe I qartë për konferencat për shtyp.

Por si mund t’a përkufizojmë fitness? Mbi përvojën time mbi gjysëm shekullore në sport e fitness, kam arrit në një përfundim: Fitnes nuk është një fushatë, si ndodh rëndom për shumë njerëz që kujtohen të stërviten para plazhit për tu dukur më bukur, apo këtu në USA ku punoj prej 8 vitesh, ku vë re se palestrat mbushen plot pas 1 Janarit, por që nuk zgjtë shumë dhe gradualisht bie numri I frekuentuesve. Fitnesi është dhe duhet të jetë stil jetese, është një sfidë e përditshme q- ne I bëjmë trupit, mendjes dhe emocioneve tona, është vullnet për të jetuar jo thjesht më gjatë, por edhe më mirë. Por problem është se shumë njerëz nuk e kuptojnë se si fitnesi parandalon shumë sëmundje kronike, dhe si rrjedhojë llogjike edhe vdekjen e parakohshme që vjen nga mungesa e aktiviteti fizik.

Percaktimi i Organizates Boterore te shendetit (WHO)  (1948) prezantoi 3 aspektet e shendetit: “shendeti eshte nje gjendje e kompletuar e mireqenies fizike, mendore dhe sociale dhe jo thjesht mungese e semundjeve dhe dobesise ( pafuqise)”.

Sëmundja kronike prandaj quhet kronike se zgjat, dhe shenjat e fillesave të sëmundjeve kronike të tilla si ato të zemrës dhe diabetit, janë Brenda trupit, të heshtura, por që dita ditës vetëm keqësohen dhe pastaj një ditë prej ditësh e shohim vehten me diabet apo me zemër, ndërkohë që shenjat kanë qenë para 10 vitesh në trupin tonë.

Por, një pyetje që do kishte kuriozitet për njerëzit do ishte : cilët janë elemenët e fitnesit?

Percaktimi i termave

Fitnes fizik eshte nje term qe perdoret si efekt i te ushtruarit me frekuence, intensitet dhe kohezgjatje sipas udhezimeve te ACSM 2000.

Aktivitet fizik eshte nje term qe perdoret per cdo levizje trupore ku shpenzohen kalorite (Carpersen 1989)

Ushtrimi eshte nje nenndarje e aktivitetit fizik, me thjesht eshte aktivitet fizik i planifikuar,strukturuar dhe perserites.

Koncepti mbi shëndetin, aktivitetin fizik e fitnesin

Të gjitha këto kanë lidhje me shëndetin.Pse? Shendeti ne dinamiken e tij  përcaktohet (WHO, 1984): “…shkalla ne te cilen nje individ ose grup eshte i afte, ne njeren ane, te kuptoje nevojat e frymezimit dhe kenaqesise, dhe ne anen tjeter, te ndryshoje ose te perballet me ambjentin. Prandaj shendeti shihet si burim per jeten e perditshme, dhe jo si objektiv per te jetuar; eshte nje koncept pozitiv qe thekson vecorite personale e sociale, ashtu edhe aftesite fizike”. Shëndeti, në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e sëmundjeve, por mbi të gjitha shoqërohet me kapacitetin për të gëzuar jetën dhe përballimin e sfidave gjatë jetës.  Natyrisht që njerëzit që janë në formë fizike të mirë i kanë shanset më shumë se ata që janë pasivë për të shijuar jetën. Pavarësisht se këndvështrimi për të shijuar jetën mund të shihet ndryshëm nga njerëz të ndryshëm, njerëz që janë në formë mund të ndjehen më mirë me familjen e tyre se mund të shëtisin e luajnë me fëmijët, mund të ngjitjen në mal apo të shijojnë valët e detit në se janë në gjendje të ecin e notojnë. Mënyra se si ne e kalojmë kohën e lirë ka shumë rëndësi në shëndetin tonë. Sëmundjet kronike që zakonisht shfaqen pas të dyzetave si diabeti sëmundjet kardiake dhe tensioni i lartë i gjakut shkaktohen nga një stil jetese jo ii shëndetshëm. Megjithatë, lajmi i mirë është se këto sëmundje janë të parandalueshme, madje edhe të korigjueshme në se ne do të ndjekim një stil jetese të shëndetshëm.

A është shëndeti prioritet tek ne?

Një arsye më shumë për vështirësinë që kanë njerëzit të ndryshojnë sjelljet e tyre në lidhje me shëndetin është se ruajtja e shëndetit nuk është vlera më e madhe që ka shoqëria e sotme. Ajo konkuron me shumë vlera të tjera si pasuria, pushteti, siguria, njohuritë dhe shtresat sociale. Vdekjet e parakohëshme ( moshat 50 – 60 vjeç), më së shumti mund të ndodhin si rrjedhojë e neglizhimit të shëndetit dhe mungesës së kontrollit. Natyrisht që askush nuk mund të parandalojë një vdekje aksidentale, por një vdekje nga infakti i miokardit ose hemorogjia cerebrale edhe mund të parandalohet ose shtyhet në kohë. Sëmundje të tilla si diabeti i itipit 2, që nga natyra e tyre zgjasin në kohë, por që shpesh shoqërohen edhe me komplikacione të tjera, si hipertension apo sëmundje të zemrës, mund të parandalohen ose minimizohen në se ka kujdes në mënyrën e të ushqyerit dhe aktivitetin fizik. Njerëzit shpesh i rrëmben rrjedha e jetës, preokupimet e përditshme famljare ose qëkanë lidhje me punën që ata bëjnë, duke neglizhuar atë që ne kemi më të shtrnjtë, shëndetin.

Fig. 1. Aktiviteti fizik, Fitnesi dhe mirëqenia e shëndeti janë të varura nga shumë faktorë, ku stili I jetesës, ambienti dhe trashëgimia e karakteristikat personale janë disa.

 

Aktiviteti fizik, fitnesi dhe sporti

Tashmë duhet ndarë njëherë e mirë koncepti mbi aktivitetin fizik si aktivitet fizik, aktivitetin fizik si fitness dhe aktiviteti fizik si ngjarje sportive. Aktiviteti fizik është veprimtaria jonë e përditshme, por vetëm në se vemë në përdorim grupmuskujt kryesorë. Në fakt, në se ne bëjmë aktivitete të tilla si ecje e shpejtë, vallëzim, punë në kopësht, punë shtëpiake, lojra të ndryshme, mbajmë, ngrejmë apo mbartim pesha të ndryshme ( kujdes ekzagjerimet), ne I realizojmë këto veprime duke vënë në përdorim muskujt, dhe në këtë rast, shpenzojmë energji ( kalori). Kur njerëzit praktikojnë fitness ata shpesh gabojnë duke përzier fitnessin me sportin. Në se ju vraponi me dikë me qëllimin që të përshkoni distancë më të madhe se ai ose të vraponi më shpejt se ai, atëhere ju nuk po vraponi për fitness. Dhe në se ju nuk jeni në gjendje të tillë kondicioni të përballoni këtë garë të mundimshme, mund të jetë me pasoja katastrofale për ju. Në se pretendoni se bëni fitness i vetmi kundërshtar që ju keni është vehtja juaj. Ndërsa koncepti I aktivitetit fizik, nisur nga përcaktimi I tij ( shih kap.) është ombrella e madhe, ku përfshihet çdo formë e lëvizjes dhe gjithshka që ne bëjmë në jetën tonë kur aktivizojmë muskujt.

 

Konsiderata të rëndësishme për të ushtruar fitness

Tashmë fitnesi është shndrruar në modë, pa e tepruar, ndoshta edhe mani. Mjafton që të dalësh në mëngjes herët nga kodrat e liqenit për të vërtetuar një gjë të tillë, ku mund të shohësh turma – turma njerëz të 2 gjinive dhe  moshave të ndryshme duke ecur, rendur, vrapuar.  Pyetje që mund të lindin natyrshëm në këtë rast do të ishin? Cili është ky njeri që po e bën këtë veprim, si po e bën, në çfarë konditash, çfarë qëllimi ka?” Argumente dhe konceptet teorike që mund të jepen në përgjigje të këtyre pyetjeve mund të jenë të ndryshme dhe kundërshtuese ndaj njera tjetrës e pikërisht për këtë arsye ja vlen të jepen disa konsidera të rëndësishme për të gjithë ata që merren me aktivitet fizik e fitness.

Ne jemi dizenjuar biollogjikisht të lëvizim dhe të kryejmë aktivitet fizik

Sëmundje të reja janë shfaqur të cilat mund t’i quajmë sëmundje të shekullit, kërcënimi kryesor i shëndetit – sëmundjet kronike si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, tensioni i lartë i gjakut, diabeti, osteoporoza, sëmundje të veshkave dhe mushkërive. Pra, megjithëse njerëzit po jetojnë më gjatë, shumë prej tyre po vuajnë në këndvështrimin e cilësisë së jetës në vitet e pleqërisë së tyre. Nga sëmundjet kronike, më kërcënueset dhe shkatërrueset në Shqipëri rezultojnë sëmundjet e zemrës, kanceri dhe hemoragjia cerebrale. Trajtimi i këtyre sëmundjeve është shumë i kushtueshëm, por mbi të gjitha shumë i vështirë; kështu që mënyra më e mirë është parandalimi i tyre – njerëzit të jenë më koshientë për jetën e tyre dhe te kujdesen më shumë për trupat e tyre.

Lajmi I mirë është se njerëzit me anë të zgjedhjes që ata bëjnë për jetën e tyre, mund të parandalojnë sëmundjet e mësipërme. Ky artikull shërben pikërisht për të sensibilizuar njerëzit, për t’I bërë ata koshientë se ata mund të ndryshojnë jetën e tyre, ata mund të fillojnë një jetë të re.

Shumë njerëz bien pre e një mënyre jetese që mund t’i çojë ata në rrezik. Shumë prej tyre nuk janë të ndërgjegjshëm për dëmin që i bëjnë vehtes; ndërsa vazhdojnë jetën e tyre të “ qejfit” me të pira e të ngrëna, të tjerë nuk duan të dinë se si mund të ndryshojnë, ndëra pjesa tjetër duan të ndryshojnë por nuk dinë si t’a fillojnë. Faktet kanë treguar se shumë njerëz kanë mundur të ndryshojnë kursin e gabuar të jetës së tyre, ata kanë kthyer në kohë dhe kanë bërë ndryshime të rëndësishme. Të bësh hapa gjigande drejt mirëqenies fillimisht mund të duket punë e vështirë, por ndërsa ju përparoni, gjithshka bëhet më e lehtë. Në fillim shpërblimi që ju do të merrni është një sens kontrolli më I madh mbi jetën tuaj, një ndjenjë vetvlerësimi dhe më shumë kënaqësi. Këto përfitime do ju shtyjnë ju të vazhdoni rrugën e nisur dhe me kohë do e shihni vërtetë se çështë mirëqënia – më shumë energji, gjallëri në rritje, ndjenjë e thellë e kuriozitetit, interesit dhe kënaqësisë dhe mbi të gjitha një cilësi më e lartë e jetës.

Fitnessi, kuptimi mbi të

Fjala fitnes zuri vend te ne vetëm pas viteve 90, dhe sot kjo fjalë po e tejkalon edhe fjalën sport. Kjo, pasi numri i njerëzve që ushtrojnë fitnes e tejkalon atë të njerëzve që merren me sport. Por lind pyetja. Çdote thotë fitness? Shkurt është të jesh në formë. Por, a është në formë një djalë i ri që ngre forcë shtrirë dyfishin e peshës së tij, ndërkohë që nuk mund të vrapojë lehtë as 5 minuta, se i krijohet defiçit oksigjeni (mbajtje fryme)? Apo  një tjetër që i bie me vrap 2 herë liqenit artificial, por që nuk mund të kryejë 10 ulje ngritje nga mbështetja mbi krahë e këmbë ( pompa)?  Cilat janë kuptimet e termave që përdoren sot si fitnes fizik, fitnes që ka lidhje me shëndetin, kardiorespirator, apo muskulor. Në fakt njerëzit e lashtë duhej të ishin në formë që të mbijetonnin dhe në këtë këndvështrim mund të themi se fitnesi nuk është gjë tjetër veç se mbijetesë? Po ndoshta kjo fjalë nuk tingëllon mirë në kohët moderne që ne jetojmë , apo jo? Pse? Sepse sot askush nga ne nuk ka nevojë të jetë fit (në formë) për të siguruar ushqimin e përditshëm, pasi marketin e kemi poshtë apartamentit ku jetojmë dhe mund të blejmë gjithshka që duam apo kemi nevojë. Gjithashtu ne nuk kemi nevojë të jemi fit për të ngjitur e zbritur shkallët, se mund të përdorim ashensorin ( në të shumtën e rasteve). Fitnesi perdoret edhe për fusha  të tjera si fitnes financiar apo seksual. Të jesh në formë financiarisht do të thotë qëtë mos shpërdorosh paratë ashtusi në fitnesin fizik kur nuk duhet shpërdoruar trupi. Sinonimi i fjalës fitnes në literaturën e viteve 50 në Amerikë nënkuptone fitnesin fizik ose aftësinë për të kryer punë fizike dhe derivatet e këtij kuptimi ishte qëndrueshmëria, shpejtësia, forca, fuqia, koordinimi, lëvizshmëria, fleksibiliteti, kontrolli trupor. Ndërsa në literaturën ruse të asaj kohe komponentët kryesorë të fitnesit fizik si Forca, Shpejtësia qëndrueshmëria dhe fleksibiliteti ishin gjithashtu edhe elementët bazë për arritjen e performancës në sport.  Me kalimin e viteve ( periudha 60-70) termi fitnes nënkuptonte diçka tjetër si aftësia për tëkryer punë e përditeshme me energji dhe pa u lodhur, për tëshijuar kohën e lirëdhe përtë qenë i aftëtëveprosh në situata urgjence. Ky përcaktim i fitnesit ishte shumë i përgjithshëm dhe me vështirësi për tu matur, pasi shumë kategori njerëzish mund ta përfshinin vehten në të. Por në vitin 1987, Cooper, në një intervistë të dhënë në Nju Jork e rinovoi konceptin e fitnesit, duke përfshirë në të kontrollin e peshës ttrupore, dietën, kontrollin ndaj duhanit e alkoolit dhe menaxhimin e stresit e ekzaminimet e nevojshme mjekësore . Me këtë rideminsionim të termit, tashmë elementë të shëndetit ishin të pranishëm. Në vitin 2000, Kolegji Amerikan i Mjekësisë Sportive ( American College of Sport medicine) shkurt ACSM, e modifikoi apo thjeshtësoi mëtej përcaktimin e termit si “ Një set atributesh që njerëzit kanë ose arrijnë në lidhje me aftësinë e tyre për të kryer aktivitet fizik”. Por edhe ky përcaktim i fitnesit do haste vështirësi pasi nuk specifikonte treguesit e tij dhe se sa këta tregues ishin të matshëm. Në vitin 2006 ky specifikim i fitnesit u detajua më tej duke i dhënë një kuptim shumëdimensional këtyre atributeve të njerëzve, duke e lidhur kështu fitnesin fizik me mjeshtërinë për të kryer një punë apo aktivitet fizik, me shëndetin apo me fiziollogjinë. Kështu komponentët e mjeshtërisë që kanë lidhje me fitnesin fizik janë shkathtësia, ekuilibri, kooordinimi, shpejtësia, fuqia dhe koha e reagimit, komponentë të cilët kanë lidhjetë ngushtë me performancën në sport dhe aktivitetin lëvizor, ndërsa Fitnesi fizik që ka lidhje me shëndetin i referohet kapacitetit për të kryer  aktivitetet ditore, të tilla si ngjitja e shkallëve, kryrja e nevojave personale, te berit pazar apo kalimi i kohës së lirë, me energji dhe pa lodhje. Por ku qëndron lidhja e këtyre atributeve me shëndetin. Në një studim është vënëre që njerëz pasivë e kanë fuqinë më të vogël se ata aktivë dhe se njerëz të tillë kanë rrezik më të ulët ndaj sëmundjeve hipokinetike se sa të tjerët që nuk i zotërojnë këto atribute. Atributet e fitnesit fizik që kanë lidhje direkte me shëndetin janë Qëndrueshmëria kardiovaskulare, Forca dhe qëndrueshmëria muskulore,fleksibiliteti dhe përbërja trupore. Ndryshimi ndërmjet fitnesit fiziollogjik ndryshon nga ai që ka lidhje me shëndetin sepse në fitnesin fiziollogjik nuk merret parasysh performanca. Koncepte të tilla si fitnesi metabolik, morfologjik apo densiteti mineral kockor kanë të bëjnë me fitnesin fiziollogjik. E thënë më thjesht, një person që zotëron fitnes fiziollogjik, megjithëse nuk shfaq performancë të lartë në lidhje me shfaqjen e forcës apo qëndrueshmërisë, e ka metabolizmin tëtillë që nuk lejon dhjamërat e tepërta, megjithëse nuk mban dieta dhe nuk ushtrohet (fitnes metabolik). Në rastin e fitnesit morfologjik shihen parametra të tillë si shtresat dhjamore, masa muskulorepra përbërja trupore që të individë të ndryshëm mund të jetë natyrale në gjëndje optimale. Këtu luajnë rol edhe gjenet, që në këtë rast janë favorizuese për ruajtjen e peshës trupore në kufij optimalë, edhe në mungesë të ushtrimeve fizike apo kontrollit të ushqimit.  Po kështu mund të themi edhe për densitetin kockor.

Por si është perceptimi popullor për këtë term? Akoma tek ne përdoret për hapësirën me mjete nëpër paletra si palestër fitnesi dhe hapësirën bosh si palestër aerobie. Në fakt, aerobia është një komponent i fitnesit fizik, të cilën do e trajtojmë me detaje në kapitullin x.

Vështirë se gjendet një përcaktim universal i fitnesit dhe i komponentëve të tij, por pranohet nga të gjithë se komponentët fizikë dhe fiziollogjikë të fitnesit kanë një impakt të drejtpërdrejtë në statusin e shëndetit të secilit nga ne. Pjesën e luanit në Fitnesin Fizik e kanë muskujt, por që ato të kryejnë funksionin e tyre kanë nevojë për oksigjen, i cili sigurohet nga gjaku që I ushqen, pra mund të themi në këtë rast gjak i oksigjenuar. Qarkullimi i gjakut për në muskuj mundësohet nga pompimi i zemrës, ndërsa oksigjenimi i tij  nga mushkëritë. Ne duhet të dallojmë qartë 2 koncepte në lidhje me promovimin e shëndetit; të jesh i shëndetshëm/ i sëmurë dhe të ndjehesh i shëndetshëm/i sëmurë. Organizata Botërore e Shëndetit e përcakton fitnesin si “ Aftësia për të kryer punë muskulore me kënaqësi” dhe vërtet askujt mos t’i shkojë ndërmend të bëjë fitness i shtyrë apo i detyruar nga dikush. Fakti që shumica e njerëzve nuk merren me fitnes ëshë  se e kanë të vështirë për të ndarë mendjen për të filluar, dhe akoma më vështirë për të zbatuar praktikisht atë që kanë vendosur.  Por, nga ana tjetër ka shumë shembuj të njerëzve që kanë filluar dhe vazhduar në luftën e tyre të përditshme me dhjamërat dhe kanë fituar. Sa më shumë që të kërkoni nga trupi juaj – kockat, muskujt, zemra, mushkëritë – aq më të fortë dhe në formë ato do të bëhen. Por e vërteta qëndron edhe për të kundërtën: Sa më pak që të kërkoni prej tyre, aq më  pak ato do bëjnë për ju. Kur trupat tanë nuk mirëmbahen aktiv, fillojnë të degradojnë; kockat humbin densitetin e tyre, muskujt e nyjet dobësohen dhe sistemi energjitik qelizor zbehet.

Pra, trupat tanë kanë një veçori, që është përshtatja ndaj veprimit, në krahun pozitiv, dhe mosveprimit, në kahun negativ, dhe muskujt tanë janë pjesa më e ndjeshme ndaj kësaj përshtatje.

Për të thjeshtësuar deri diku termin, fitnessi duhet konsideruar si stil jetese, si një proces i gjatë dhe i pandërprerë, dhe jo si një fushatë që mund të ndërmerret për 2 – 3 muaj dhe pastaj të hiqet dorë prej tij. Megjithatë, sot fitnesi nuk praktikohet si stil jetese, por thjesht si pjesë e axhendës ditore të ngjeshur dhe kjo shërben si arsye se pse përgjithësisht njerëzit nuk janë ]konsekuent në praktikimin e tij. Kështu, nuk mund të plotësohet qëllimi i fitnesit  për të ruajtur një trup të shëndetshm e në formë pavarësisht nga mosha, një trup me paraqitje dinjitoze dhe me një funksion fiziollogjik të përkryer. Zakonisht gjithë njerëzit që ushtrojnë fitnes nuk janë vetëm në formë të mirë fizike, por edhe mendore e shpirtërore, pra, e thënë ndryshe, fitnesi realizon ekuilibrin mendor, fizik dhe atë shpirtëror.

Për sa më sipër, shihet se nuk mund të përcaktohet fjala fitness me një fjalë të vetme shqipe. Për këtë arsye, me marrëvershje, po e pranojmë këtë fjalë ashtu si është, si një fjalë ndërkombëtare, duke ju përmbajtur kuptimit të mësipërm për të.

Prof. Perparim Ferunaj (PAPI)
Tai Chi Expert and Exercise Instructor at Elite Care Assisting Living.
Personal Trainer and Fitness Classes Instructor at Peak Performance PDX.
Tai Chi Instructor at MAC
Personal Trainer at Snap Fitness, Sellwood.
Cel: 971 716 4665
International Weightlifting Coach

Lexo më shumë nga

Pirdeni në Berlin: Praktikat më të mira për të modernizuar administratën publike

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi një takim në Berlin, me Sekretarin e Shtetit në…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Pirdeni në Berlin: Praktikat më të mira për të modernizuar administratën publike

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi një takim në Berlin, me Sekretarin e Shtetit në…