Legjenda e lumit Vjosa!
Thonë se para se të hyjë në det lumi dridhet nga frika.
Nga Anesti Jançe
Thonë se para se të hyjë në det lumi dridhet nga frika.
Ai shikon mbrapa gjatë gjithë rrugës, kodrat, pemët, malet, majat e tyre, fushat, fshatrat, qytetet, etj.
Shikon para detin ose oqeanin një det ose oqean kaq të gjerë sa të hysh në të do të thotë të zhdukesh përgjithmonë.
Por, nuk ka rrugë tjetër. Lumi nuk mund të kthehet prapa.
Askush nuk mund të kthehet prapa.
Është e pamundur në jetë të kthehesh pas.
Lumi duhet të marrë rrezikun e tij dhe të hyjë në det ose oqean.
Vetëm duke hyrë në det ose oqean frika do të zhduket, sepse vetëm atëherë lumi do të mësojë se nuk do të zhduket në det ose oqean, por do të bëhet det ose oqean”.