Pallati “Rinia”, epiqendra e kulturës amatore durrsake

Të vendosësh durrsakët në epiqendër të frymëzimit tënd, është dy herë detyrim


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Të shkruash për Durrësin është detyrim. Të vendosësh durrsakët në epiqendër të frymëzimit tënd, është dy herë detyrim. Të mbështetesh ato që punojnë dhe mendojnë për Durrësin, është detyrim i trefishtë. “U lodhe mor Bujar duke shkruajtur”! më thonë disa miq.

Po si t’ia bëjmë, kur Flamur Jakupi len Italinë dhe vjen të na zgjojë duke na kujtuar, që dikur kemi patur një pallat që quhej “Rinia” dhe na dhuron librin “Kujtesë apo Histori”, duhet ta lemë në heshtje? Të mos e përmëndim? Atë mos-harresë që ai kërkon, ti japim mos-harresën tonë? Prandaj dikush duhet ta bëjë këtë punë, që të thotë se Durrësi dhe durrsakët e kanë dashur, e duan dhe do ta duan në vijimësi kulturën, artin dhe traditën artistike. Janë breza të tërë që kanë punuar për këtë dhe nuk duhet të heshtim.

Sa defiçitarë jemi në botimet për historinë tonë të kulturës, artit, sporteve, të zbulimeve, arkeologjisë, promovimeve në turizëm, bizsnes etj! Del një Flamur Jakupi i datëlindjes 12 nëntor 1950, me forcën e kurajos dhe të pasionit, pasi ka bërë librin “Në skenat e së djeshmes”, ekspozitën figurative “Kujtesë”, realizon trion e krijimit “Kujtesë apo Histori”? Është një libër me 63 faqe dhe ku pasqyrohet aktiviteti i pallatit “Rinia” me 77 foto. Libër album ku krahas tekstit, flasin edhe fotot.

Epiqendra e kulturës amatore durrsake, që nxorri profesionistë kalibri në vite ka aktivizuar 25 aktorë humori, 9 prezantues, 32 këngëtarë, 15 të ftuar, 29 muzikantë, 5 regjisorë të anketave muzikore, 18 lektorë ntga Durrësi, 25 lektorë të ardhur nga Tirana, 5 lektorë nga veteranët e luftës, 7 koreografë, 4 përgjegjës muzike, duke punuar në vite 12 punonjës të emëruar. Shifrat rriten dukshëm, po të vendosësh këtu trupat amatore te estradës, teatrit dhe ansambleve, të ngritura thuajse në shumicën e qendrave të punës dhe prodhimit.

Pallati “Rinia”, u ndërtua në prill të vitit 1968, për të pushuar funksionin në pranverën e viti 1991. Arkitekti Vlash Goga krijoi atë lloj arkitekture, ku vendasit me shumë zgjuarsi e quajtën “Xhamia me pala korenti”. Xhamia me të drejtë u rikthye sërish, por historia që u shkruajt në ndërtesën e ngritur pas prishjes së saj, me emrin pallati “Rinia” bëri histori, që Jakupi i vendos detyrimin e kujtesës.

Në libër ngacmohet memoria, se këtu u angazhuan fillimisht aktorët e njohur të humorit si Fadil Hasa, Enver Likmeta, Muharrem Hoxha, Myftar Kurti, Taqo Kosta, Gani Kalaja, Adem Gjepali, Ilia Afezolli, Dashamir Sinani, e më pas në vite Merita Llazo, Keti Koçi, Vera Xhemali, Luiza Dosari, Skënder Digli, Hysen Kërçova, Dashamir Limanaj, Bujar Toska, Haxhi Dakavelli, Dhurata Xheraj, Alma Kushi etj.

Prezantueset simpatike Merita Llazo, Adelina Gjojdeshi, Bukurie Lila, Keti Koçi, Alma Kushi, Mimoza Resuli dhe partnerët e tyre Taqo Kosta, Dhimitër Stefa dhe Flamur Jakupi, mbetën në kufijtë e profesionizmit. E sa i takon këngëtarëve, ato janë shumë duke përmëndur më të afirmuarit Zija Saraçi, Valentina Gjoni, Naim Kërçuku, Jolanda Dhamo, Miga Hysi, Namik Sadiku, Raimonda Kamberi, Gugash dhe Alma Rrema, Engjellushe Lazo, Dhimitër Stefa, Ramadan Muhameti, Ylli Çifti, Fatmir Shyti, Teodora Mërtiri, Vita Vileshtari, Petrit Dobjani, Thabit Rexha, Lorenc Barometa, Artur Lika, Isuf Gilani, Alma Kume e mjaft të tjerë. Këto zëra përfaqësuan Durrësin, në të gjitha veprimtaritë jo vetëmn lokale por edhe kombëtare.

Libri i Flamur Jakupit, është historia pa zhurmues i dhjetra e dhjetra talenteve, të cilët në hapat e para të karrierës së tyre, merrnin bekimin tek skena magjike e pallatit “Rinia”. Memoria e Flamurit, që me krjimtarinë e tij u kthye në flamurin e artit, nuk harron asnjë. Edhe kur bie fjala tek muzikantët e orkestrës së njohur të pallatit “Rinia”, duke realizuar Anketat Muzikore më origjinale, që dallonin edhe në raportet kombëtare të konkurencës.

Bujar Karagjozi, Zydi Quku, Muhamet Begiçi, Engjëll Guraziu, Kristo Filo, Edmond Ziu, Piro Dollani, Koçi Driza, Ferdinant Trungu, Xhevdet Nova, Nevruz Domi, Rezart Domi, Agron Alushi, Qemal Kiptiu, Myzafer Bekteshi, Arben Shahinaj, Saimir Myshketa, Xhani Myshketa, Leonard Muharremi, Xhil Berisha, Maksim Brozi, Fatmir Quku, Kosta Cami, Vladimir Kamberi, Dritan Shaqiri, Abedin Muça, Saimir Hafizi, Kostandin Bomçi, Gjergj Vila janë historikët e orkestrave në vite.

Emra të spikatur, që u pajisën me diplomën e dhënë nga juria popull.

Dhe vijmë tek ato, që e drejtonin këtë punë. Me trupën e humorit dhe të teatrit të pallatit “Rinia” , punuan regjisorë të sprovuar, me emëra shumë të njohur, që i ngritën shumë lart vlerat cilësore të çfaqjeve. Cilët janë ata? Gjergj Vlashi, Panajot Kolo, Enver Plaku, Haxhi Rama, Milto Profi.
Dhe në muzikë dallon deri në mos harresë, puna me mjeshtri profesionale, e drejtuesve të këtij sektori që ishin njëkohësisht edhe kompozitorë konkurues si Agron Xhunga, Hajg Zaharian, Maksim Shehu dhe Ylli Ramzoti.

Në punën e saj 23 vjeçare pas vitit 1972, aktiviteti i dëndur i pallatit me famë kombëtare, më i miri i artit amator në Shqipëri “Rinia”, u drejtua nga Dashamir Gjati, Naim Nova dhe Bujar Qesja. Drejtues me përvojë dhe të njohur në jetën kulturore të Durrësit.

Duke qenë shumë i përkushtuar ndaj Durrësit, në vlerat kulturore të qytetit, dua të kujtoj sa më shumë emra, por ky shkrim i limituar nuk mundet t’i vendosë. Flamur Jakupi duke ngacmuar ndjesën e rradhës, ka shënuar disa emra pikantë të amatorëve të afirmuar si Thoma Xhimo, Xhavit Sharra, Bujar Narta, Shaqir Shyti, Ali Zalla, Eqerem Merhori, Met Shehi, Bujar Toska, Orest Nushi, Naun Llazo, Niko Gjoni, Mustafa Biduli, Pashk Berisha, Roland Koça, Arqile Prifti, Niko Lito, Gani Kalaja, Kristo Kokoshari, Dashamir Sinani. Por sigurisht ka edhe të tjerë.

Sa punë është bërë? Ta lemë sistemin, por të flasim për njerëzit. Bardhyl Agasi dhe Flamur Jakupi, dy emra shumë të njohur u bënë mjeshtra të veprimtarive masive. Lektorët më të njohur në Shqipëri, i ofroheshin me shpejtësi artëdashësve durrsakë. Lektorët e njohur të Durrësit si Moikom Zeqo, Afrim Hoti, Fator Tartari, Hajri Shehu, Arzen Leskoviku, Kiço Simaku, Danish Bebeziqi, Burhan Hoti, Miri Hoti, Nuri Nuhi, Fatos Muça, Ali Çitaku, Mira Kauri, Petrit Myftiu, Gjergj Vlashi, Mirush Kabashi, Teodor Rupi ishin bërë të shtëpisë.

Dhe në anën kombëtare, rrokej prezenca e të famshmëve emra si Mentor Xhemali, Ismail Kadare, Isuf Kalo, Isuf Kërshumi, Napolon Roshi, Ismet Bellova, Mariana Duro, Maksim Sinemati, Qazim Tepshi, Klement Koloneci, Muntaz Dhrami, Tish Daia, Avni Mula, Vilson Kilica, Piro Milkani, Kristian Bukuroshi, Ylli Pepo, Isuf Kalo, Flamur Topi, Adriatik Kallulli etj.

Të gjithë këtë veprimtari, ku thuajse ditët e vitit ishin të zëna, është bërë punë kolosale. Do të guxoj të bëj edhe homazh për shumë artistë, punonjës që nuk jetojnë, duke patur mirkuptimin e plotë për ndonjë harresë të paqëllimshme. Natyrisht të gjithë nuk mund të përmënden por disa po, si Gjergj Vlashi, Panajot Kolo, Milto Profi, Agron Xhunga, Fadil Hasa, Enver Likmeta, Dashamir Gjati, Arta Koçi, Ramadan Muhameti, Bujar Toska, Bujar Karagjozi, Fatmir Shyti, Vera Xhemali, Arqile Prifti, Gani Kalaja, Skënder Digli.

Fotot e librit album “Kujtesë apo Histori” të emocionojnë, sepse të afrojnë historinë e gjallë të atij arti që i shërbeu popullit. Në Anketat Muzikore dhe çfaqjet e trupave artistike të ndërmarrjeve, nuk gjeje bileta. Interesimi mbetej gjithnjë i madh. Dhe kjo falë punës së jashtëzakonëshme të bërë nga të gjithë artistët, të të gjitha niveleve dhe konkurimeve, duke e lartësuar me përmasat e e historisë emrin e pallatit “Rinia”.

Në ditën që u promovua libri, salla u mbush. Malli për atë punë të kryer, për ato emra me apo pa frymëmarrje, ishte më shumë se i madh. Moderatorja dhe shkrimtarja e njohur Teuta Dhima, ishte në vështirësi se kujt t’ia ofronte më parë mikrofonin.

Donin të flisnin, për të sjellë secili kujtime nga memoria e tij. Kështu ndodhi me drejtorin historik Naim Nova, regjisorin Haxhi Rama, aktorin e humorit Muharrem Hoxha, Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, të mënçurin Meçan Hoxha, Bujar Qesja, Flamur Jakupi, biznesmeni Igli Goga dhe botuesi i njohur Aurel Kaçulini.

Këtë bëri Flamur Jakupi, që me nismën e tij i dhuroi Durrësit librin memorial “Kujtesë apo Histori”.
Për pallatin “Rinia” tanimë mund të thuash ishte. Por Flamuri Jakupi e bëri me botimin memorie “Kujtesë apo Histori”, të thuhet që pallati “Rinia” është dhe do të mbetet gjithnjë në kujtesë, për atë punë të mrekullueshme të kryer në 23 vite.

Koiçidenca vjen interesante. Në pranverë është ndërtuar pallati “Rinia” dhe në pranverë ndërpret aktivitetin. Në pranverë Flamur Jakupi, promovoi tre memoriet e tij: “ Në skenat e së djeshmes”, ekspozita “Kujtesë” dhe tani “Kujtesë apo Histori”? Parë kështu, pa hezitim mund të arrish në përfundimin logjik, të hapjes dhe mbylljes së shkrimit:
Pranvera e përhershme e pallatit Rinia!

Durrës: 3 maj 2023

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…